Pavarësisht se javën e kaluar dy ministrat, ai i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci si dhe ministri i Financave Avdullah Hoti, kanë qëndruar në Uashington për t’i përmbyllur negociatat me kompaninë amerikane “Contur Global” dhe Bankën Botërore rreth ndërtimit të këtij termocentrali, por së paku deri më tash nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje në mes të palëve.
Por, edhe pse pa marrëveshje kryeministri Mustafa ka bërë të ditur se pas diskutimeve lëvizjet janë pozitive, por që, sipas tij, në këtë proces janë të ndërlidhur edhe palë të tjera siç është Banka Botërore.
Ai ka bërë të ditur se javën e kaluar janë zhvilluar bisedime, ekziston një pëlqim mes palëve por, sipas tij, akoma nuk janë përfunduar tërësisht.
“Mund të them se lëvizjet janë pozitive, por proceset nuk janë të lehta sepse procesi nuk ndërlidhet vetëm me ‘Contur Global’-in, vetëm me firmën që do ta ndërtojë këtë dhe do të jetë praktikisht menaxhere e pronare e firmës, kjo ndërlidhet edhe me Bankën Botërore. Ne tani po zhvillojmë bisedime, edhe javën e kaluar në Uashington me dy ministrat janë zhvilluar bisedime. Ekziston një pëlqim, por akoma nuk janë përfunduar tërësisht”, ka thënë ai.
Mustafa nuk e ka bërë të ditur se kur pritet të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare me kompaninë “Contrul Global”, por që ai shprehet i bindur se projekti do të shkojë përpara. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Çka përfitojnë fermerët që përdorin plehrat Feed Nature?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore