LAJMI I FUNDIT:

S’ka marrëveshja në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për Goce Dellçevin

S’ka marrëveshja në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për Goce Dellçevin

Nuk ka asnjë marrëveshje për Goce Dellçevin, informojnë mediat bullgare, duke u thirrur në deklaratën e kryetarit të Komisionit bullgar për çështje historike, të krijuara në bazë të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Pas takimit të Komisionit në Sofje, Angel Dimitrov për gazetarët tha se, marrëveshjet e arritura deri më tani janë të parëndësishme dhe akoma nuk ka ndonjë marrëveshje në lidhje me periudhën mesjetare për Goce Dellçevin.


“Ne marrim sinjale se kemi qëndrime të ndryshme me kolegët tanë jo vetëm për kuptimin e punës sonë, por edhe për të kuptuarin e marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së mirë. Është një tregues mjaftueshëm bindës se nuk jemi në gjendje të flasim për rezultate serioze të arritura. Unë jam i shqetësuar jo vetëm sepse çdo hap përpara është një gjë e mirë, jo vetëm për marrëveshjen, por për marrëdhëniet midis popujve të të dyja vendeve. Unë jam gjithashtu i shqetësuar se një nga vendimet e Komisionit ishte të presim punë më intensive për të arritur rezultate të caktuara deri në fund të vitit mbi bisedimet për Goce Dellçevin dhe Kryengritjen Ilindenit”, tha Dimitrov.

Georgiev: Nuk mund që Komisioni të caktoj se çka ishte Goce Dellçevi
Lexo po ashtu Georgiev: Nuk mund që Komisioni të caktoj se çka ishte Goce Dellçevi

Sipas tij, punët për asnjërën nga këto çështje nuk kanë mbaruar./Telegrafi/