Mesfushori i Evertonit, Abdoulaye Doucoure është stërvitur i vetëm pas një përplasjeje me trajnerin, Frank Lampard.

Doucoure, së bashku me lojtarët e tjerë të Toffes, u përfshinë në një përplasje në dhomën e zhveshjes me trajnerin pas humbjes nga Southampton më 14 janar.

Më pas, mesfushori u la jashtë skuadrës për humbjen nga West Ham fundjavën e kaluar.

Lampard pritet të shkarkohet brenda 24 orësh Lampard pritet të shkarkohet brenda 24 orësh

30-vjeçarit i skadon kontrata në verë dhe ka gjasa që ai të lejohet të largohet si i lirë.

Lampard do të zbulojë fatin e tij së shpejti, me të ardhmen e tij në Everton në dyshime serioze pas rezultateve të mjerueshme të fundit, të cilat kanë përfshirë katër humbje radhazi në të gjitha garat.

Reklama

Everton është në vendin e 19-të në Ligën Premier dhe ndeshja e tyre e radhës është në shtëpi ndaj liderit Arsenalit, kohë në të cilën mund të emërohet një trajner i ri. /Telegrafi/

Reklama

Abdoulaye Doucoure has been training on his own following a clash with Frank Lampard