LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, Kurti: Faktori ndërkombëtar të mos i mbyll sytë para nxitjes nga Serbia

Situata në veri, Kurti: Faktori ndërkombëtar të mos i mbyll sytë para nxitjes nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se faktori ndërkombëtar nuk do të duhej t’i mbyllë sytë para nxitjes që po bën Serbia ndaj qytetarëve të caktuar të Kosovës.

Kurti foli para medieve në Shkup ku po merr pjesë në forumin socio-ekologjik, ndërkaq u shpreh se Policia e Kosovës ka dëshmuar profesionalizimin e tyre dhe korrektësinë.


“Është për të ardhur keq që grupe të ndryshme kriminale në Veri të Ibrit, por gjithnjë të nxitura dhe të mbështetura nga Serbia, vazhdojnë ta kundërshtojnë sundimin e ligjit, rendin dhe sigurinë publike duke sulmuar institucione të shtetit të Kosovës. Policia e Kosovës në vazhdimësi është dëshmuar për profesionalizmin dhe korrektësinë e saj”, tha Kurti në kuadër të Forumit socio-ekologjik në Shkup.

Kurti ka thënë se edhe qytetarët serbë, boshnjakë e shqiptarë kanë dëshmuar durimin e tyre në atë pjesë të vendit.

“Qytetarët të ruajnë qetësinë, meqenëse individë e grupe kriminale nuk mund të ngadhënjejnë mbi shtetin tonë, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare, faktori ndërkombëtar do të duhej të mos i mbyllnin sytë para nxitjes që bën regjimi autokrat në Serbi ndaj qytetarëve të caktuar të Kosovës që ta luftojnë dhe kundërshtojnë shtetin tonë”, tha më tej Kurti.

Kryeministri tha se Njësitet Speciale janë në pikat kufitare për të mbrojtur policët kufitar dhe ato pika.

“Pikat kufitare 1 dhe 31 janë me polic kufitar, ndërkaq Njësitet Speciale të policisë janë për të mbrojtur ata polic kufitar dhe ato pika kufitare”, tha Kurti /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori