LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, analistët diskutojnë për opsionet e mundshme që çojnë në zgjidhjen e ngërçit

Situata në veri, analistët diskutojnë për opsionet e mundshme që çojnë në zgjidhjen e ngërçit

Pas rritjes së tensioneve në veri me rastin e tërheqjes së serbëve nga institucionet, analistët në  kanë thënë se nuk ka fitues nga këto zhvillime.

Me një nëntor autoritetet e Kosovës filluan zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për targat e makinave që duhet të përmbyllet në muajin prill të vitit të ardhshëm.


Pas publikimit të planit me tri faza, më 28 tetor, Shtetet e Bashkuara u shprehën “të zhgënjyera dhe të shqetësuara” me mos shtyrjen e vendimit edhe për dhjetë muaj të tjerë, ashtu siç kërkuan ato.

Zhgënjim të ngjashëm, një ditë më vonë, shprehu edhe Bashkimi Evropian.

Me 3 nëntor autoritetet pezulluan nga puna komandantin e policisë në veriun e Kosovës Nenad Gjuriç për shkak të refuzimi të tij për të zbatuar vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave.

Ky ishte shkasi që përfaqësuesit serbë pas këshillimeve me Beogradin, vendosën të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, dhanë dorëheqje nga postet e tyre së bashku me këshilltarët komunalë nga radhët e Listës Serbe.

Deputetët serbë dorëzuan të hënën mandatet e tyre në parlamentin e Kosovës.

Në këtë situatë analistët në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit kanë thënë se nuk ka fitues.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se largimi i serbëve nga institucionet do të ndodhte herët apo vonë, varësisht prej interesave të Beogradit.

“Ky është fillimi i fundit për të gjetur një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë zgjidhje nuk mund ta bëjë as Kosova e as Serbia. Kjo zgjidhje do të jetë e imponuar. Nuk besoj se situata është fitore për ndonjërën palë. Situata është e vështirë dhe ka pak zgjidhje. Mund të gjesh disa serbë dhe t’i bësh deputetë, por as kjo nuk është zgjidhje. Ne e dimë që serbët asnjëherë nuk janë integruar në shtetin e Kosovës”.

Ylli Hoxha thotë se procesi negociator mes Kosovës dhe Serbisë tashmë po merr dinamikë të re me Procesin e Berlinit.

“Procesi i Berlinit me planin franko-gjerman është i parashikueshëm ka shkon për Serbinë. Nuk ka më mbajte gjallë të aspiratave për kontrollimin e Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi etj. Me këtë proces ka vetëm shtet qytetarë që ndërtohet në bazë të vlerave evropiane. Open Ballkan nuk është i tillë”.

Ish-ministri Dardan Gashi thotë se Kurti e ka ditur që nëse vepron ashtu me targat serbët do të tërhiqen nga institucionet.

“Amerika është e angazhuar shumë në Ukrainë dhe kërkon nga Kosova të mos i nxjerrim telashe të reja. Serbët nuk do të kthehen në institucione. Zgjedhje mund të organizosh sa herë dëshiron por nuk mund të gjesh njerëz për t’u futur në ato institucione. As 500 policët nuk mund të zëvendësohen. Tash do të duhet zgjidhje gjithëpërfshirëse për t’u kthyer në institucione këta njerëz. Tash Serbia do të kërkojë tjetër negocim për veriun”.

Analisti Astrit Gashi thotë se tashmë situatë në veri është hapur dhe sipas tij jemi si në gjendjen e vitit 2012.

“Ky veprim i serbëve do ta përshpejtojë zgjidhjen e arritjes së marrëveshjes përfundimtare ose do të bëhet një vatër e re e krizës. Ne nuk e dimë se çfarë do të bën Serbia në atë pjesë. Mund të organizojë vet zgjedhje atje dhe ndërton institucione paralele. Loja është e hapur dhe nuk mund të ketë zgjidhje duke zbatuar Kushtetutën. Beteja është shumë e hapur dhe është shumë e vështirë të dihet kush është ës. Do të doja që sonte ta shpalli Kosovën nëse por është e vështirë’, deklaroi Gashi./Telegrafi/