LAJMI I FUNDIT:

Situata mes Kosovës dhe Serbisë, krerët diplomatikë të BE-së diskutojnë nesër në Luksemburg

Situata mes Kosovës dhe Serbisë, krerët diplomatikë të BE-së diskutojnë nesër në Luksemburg

Këshilli i Jashtëm i BE-së, kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, do të zhvilloj nesër një takim në Luksemburg.

Në takimin që do të nis në orën 08:30, do të diskutohet për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.


“Sipas çështjeve aktuale, Këshilli do të prekë, ndër të tjera, situatën mes Serbisë  dhe Kosovës, Kinën dhe Sahelin”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se pas incidenteve të dhunshme që u zhvillua më 24 shtator në veri të Kosovës, BE-ja u ka kërkuar të dyja palëve të kontribuojnë urgjentisht në de-përshkallëzimin dhe kthimin në zbatimin e detyrimeve të tyre të pazgjidhura që dalin në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Këshilli do të diskutojë situatën në Izrael dhe në rajon, pas veprimeve brutale të Hamasit dhe sulmet terroriste pa dallim kundër Izraelit dhe ngjarjet që po shpalosen në Gaza.

Agresionin rus kundër Ukrainës, duke u fokusuar në angazhimet e BE-së për sigurinë, dhe zhvillimet në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Ministrat e BE do të marrin pjesë më pas në takimin e 19-të Ministror BE-Azinë Qendrore me Kazakistani, Republika e Kirgistanit, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori