LAJMI I FUNDIT:

Sipas projeksioneve, Macron humb shumicën absolute në Parlament

Sipas projeksioneve, Macron humb shumicën absolute në Parlament

Presidenti francez sipas projeksioneve parashihet të humb shumicën në Asamblenë Kombëtare – dega më e fuqishme e Parlamentit të vendit.

Sipas exit polleve, Aleanca Centriste e Macronit po ballafaqohet me sfida të shumta nga koalicioni i të majtëve, transmeton Telegrafi.


Aleanca e tij ishte paraparë të fitojë shumicën e ulëseve, por dështoi në shumicën e komunave pas premtimeve që i dha gjatë fushatës dhe nuk arriti as t’i fillojë, siç janë taksat si dhe rritja e pragut për pensionim nga 62 në 65 vjet.

Aleanca e Macronit është ndalur nga koalicioni i socialistëve dhe të gjelbërve të njohur si Unioni i Ri Ekologjik dhe Social i udhëhequr nga Jean-Luc Melenchon.

Kjo do të thotë se Macron tani mund të “zhytet” në një seri negociatash të stërzgjatura mbi politikën e brendshme, në një kohë kur lufta në Ukrainë është në qendër të vëmendjes.

Qytetarët francezë ia mësyn vendvotimeve në orët e para të mëngjesit të sotëm për raundin e dytë, njëherit raundin final për të vendosur për 577 anëtarët e Asamblesë – që është dhoma e ulët e Parlamentit.

Presidentit 44-vjeç të Francës, do t’i nevojiten të paktën 289 ulëse për të pasur shumicën absolute. Një projeksion tregoi se ai është paraparë të fitojë vetëm 224 ulëse. Një projeksion tjetër i dha atij nga 210 deri në 250 ulëse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori