LAJMI I FUNDIT:

Sipas kirurgut estetik, këta meshkuj të famshëm kanë fytyra të përsosura shkencërisht

Sipas kirurgut estetik, këta meshkuj të famshëm kanë fytyra të përsosura shkencërisht

Nuk ka asnjë përkufizim të përsosmërisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për bukurinë.

Por, që në lashtësi ekziston një “formulë” me të cilën mund të llogaritet se sa ideale është fytyra e dikujt dhe me ndihmën e së njëjtës u zbulua se cilët meshkuj të famshëm kanë titullin e fytyrave më proporcionale.


Grekët e lashtë ia atribuonin bukurinë dhe atraktivitetin e fytyrës konceptit të raportit të artë – një konstante matematikore (Fi) prej afërsisht 1.61, e cila u përdor nga shumë artistë për të arritur ekuilibrin dhe bukurinë në veprat e tyre, më së shpeshti skulptura dhe piktura.

Revista People zgjedh mashkullin më atraktiv të vitit 2021
Lexo po ashtu Revista People zgjedh mashkullin më atraktiv të vitit 2021

Për të kontrolluar rëndësinë e kësaj formule sot, kirurgu i famshëm estetik Julian De Silva, e aplikoi atë te burrat e famshëm dhe ndau dhjetë prej tyre që, duke gjykuar nga kjo masë, konsiderohen më të bukurit.

Duke matur përmasat e fytyrës (largësia dhe madhësia e ballit, syve, hundës, buzëve, etj.) mund të përcaktohet se në çfarë mase është e bukur.

Duke gjykuar nga De Silva, mashkulli i famshëm me fytyrën më të përsosur dhe me një rezultat prej 92.15 për qind është aktori Robert Pattinson, të cilin e kujtojmë për rolin e tij në sagën “Twilight”.

“Ai është i pari në të gjitha kategoritë për shkak të tipareve të theksuara të fytyrës dhe nofullës së bukur të gdhendur”, tha doktori.


Në vendin e dytë ishte Henry Cavill me një raport bukurie prej 91.64 për qind.

Bradley Cooper është në vendin e tretë me 91.8 për qind dhe pak më poshtë me 90.51 për qind është një nga yjet më të dëshirueshëm të Hollywodit, Brad Pitt.

Pitt u pasua nga George Clooney me 89,91 për qind, Hugh Jackman me 89,64 për qind, David Beckham me 88,96 për qind, Idris Elba me 88,01 për qind, Kanye West me 87,94 për qind dhe në vendin e fundit, në vendin e dhjetë Ryan Gosling me 87,48 për qind.

Raporti i artë është përdorur nga shumë artistë, dhe vetëm disa prej tyre janë Leonardo da Vinci, Michelangelo, Botticelli, Salvador Dali e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori