LAJMI I FUNDIT:

Sinjalizuesi i shkruan Agjencisë kundër korrupsionit, pretendon shkelje të shumta në BQK  

Sinjalizuesi i shkruan Agjencisë kundër korrupsionit, pretendon shkelje të shumta në BQK  

Një email i një sinjalizuesi ka ardhur në redaksinë e Telegrafit, i cili përmban 11 faqe dëshmi të cilat dërguesi pretendon se po bëhen keqpërdorime në institucionin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Sinjalizuesi letrën ia ka dërguar kryetarit të Agjencisë së Kosovës kundër Korrupsionit (AKK) Yll Beleshkaj, ku ai pretendon se janë bërë punësime familjare në BQK në katër vitet e fundit.


Në këtë letër sinjalizuesi thekson për punësimet familjare të rreth 70 personave që kanë ndodhur në këtë institucion financiar, ndërkaq kërkon nga AKK dhe institucionet tjera përgjegjëse që këto shkelje të hetohen.

Po ashtu, në letrën e sinjalizuesit drejtuar AKK thuhet se informatat e tilla janë të qasshme në Bankën Qendrore.

Ndër të tjera, në të dhënat drejtuar Agjencisë kundër korrupsionit theksohen edhe abuzimet me tenderë, ndërhyrje në shitblerjen e aksioneve të institucioneve financiare (2019), ndërhyrje e jashtëligjshme nga guvernatori dhe zëvendësguvernatori ne proceset e licencimit te institucioneve financiare, e çështje të tjera.

Ndryshe, Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti i është ankuar një ambasadori të QUINT-it se politika po i kërkon shkarkimin  e zëvendësit të tij, Sokol Havolli.

Në letrën që e ka publikuar KALLXO.com, Guvernatori thotë se nuk ka arsye për ta shkarkuar Havollin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori