Real Madridi duket se po afrohet gjithnjë e më shumë me idenë e transferimit të një mesfushori këtë verë, pas largimeve të Luka Modric dhe Toni Kroos gjatë dy viteve të fundit.

Fillimisht, “Los Blancos” ishin të vendosur të vazhdonin me talentin që tashmë kishin në skuadër, por dështimi i repartit të mesfushës për të funksionuar siç duhet nën drejtimin e tre trajnerëve radhazi ka ndryshuar perceptimin në Santiago Bernabéu.


Një nga arsyet pse Real Madridi nuk ndërhyri më herët në merkato ishte fakti se nuk është e lehtë të gjendet një mesfushor i nivelit të Modric apo Kroos.

fillim të sezonit, klubi u lidh me mesfushorin holandez Kees Smit dhe yllin e Crystal Palace, Adam Wharton, por duket se interesi për këtë të fundit është zbehur.


Tashmë, Real Madridi po vlerëson opsionet e tij për verën.

Sipas The Athletic, gjatë kohës së Carlo Ancelottit në krye të ekipit, Real Madridi kishte marrë një përgjigje pozitive nga kampi i Alexis Mac Allister për një transferim të mundshëm.

Trajneri italian kishte kërkuar transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, por “Los Blancos” nuk e çuan më tej marrëveshjen.

Mac Allisterit i kanë mbetur edhe dy vite kontratë në ‘Anfield’, dy faktorë që mund të lehtësojnë një transferim të mundshëm.

Sipas të njëjtit burim, mesfushori argjentinas vazhdon të vlerësohet lart në zyrat e Bernabéut.

Nuk është sekret që përforcimi ideal për Real Madridin do të ishte mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, ndërsa edhe Enzo Fernández i Chelseat është lidhur vazhdimisht me klubin madrilen.

Megjithatë, klubi beson se, edhe nëse Fernandez do të ishte i hapur ndaj idesë për të luajtur për ta, aspekti financiar i një marrëveshjeje për secilin prej këtyre lojtarëve i bën transferimet e tyre “pothuajse të pamundura”./Telegrafi/

telegrafi sport app