LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon procedura më të mira për mbrojtje nga coronavirusi

Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon procedura më të mira për mbrojtje nga coronavirusi

Sindikata e policisë së Maqedonisë në lidhje me videon e postuar në rrjetin social “Facebook”, për të cilën pretendon se është regjistruar e paautorizuar, dhe që tregon disa policë që marrin masa për arrestimin e një djali që shëtiste me qenin e tij gjatë orës policore, i bën thirrje Departamentit për kontroll të brendshëm që të hetojë rastin konkret në mënyrë të plotë dhe pa asnjë paragjykim dhe të përcaktojë ligjshmërinë e veprimeve të punonjësve të policisë.

“Sa i përket akuzave ndaj kolegëve tanë se ata nuk mbanin maska ​​dhe pajisje mbrojtëse, ne pyesim nëse, kur, me çfarë cilësie dhe sa maska ​​me një listë për huazim kanë huazuar kolegët kur dilnin nga stacioni, sa kohë ishin në punë deri në momentin e inçizimit të paautorizuar, ndërkohë a kanë qenë ata në kontakt me personat e infektuar gjatë kontrollit të shtëpive të tyre ku ata janë në izolim”, thuhet në deklaratë.


Sindikata thekson se situata me coronavirusin është më se serioze dhe ata shpresojnë që donacionet e shpallura më në fund për Ministrinë e Brendshme do të dorëzohen me qëllim të mbrojtjes së zyrtarëve në terren.

“Nëpërmjet shërbimeve për punët e përgjithshme dhe të përbashkëta, për të gjitha njësitë organizative në Ministrinë e Brendshme që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me palët në kryerjen e detyrave të tyre të rregullta të punës, që rregullisht dhe me kohë t’u sigurojnë kolegëve të tyre maska mbrojtëse, doreza gome veshja e të cilave do të jetë e detyrueshme dhe këta të jenë obliguese çdoherë kur dalin për në punë”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori