LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e pensionistëve të Maqedonisë pranë KSL-së mbështet kërkesën e pensionistëve për rritje lineare të pensioneve

Sindikata e pensionistëve të Maqedonisë pranë KSL-së mbështet kërkesën e pensionistëve për rritje lineare të pensioneve

Sindikata e pensionistëve pranë Konfederatës së Sindikatave të Lira mbështet kërkesën e pensionistëve për rritje lineare të pensioneve. Protestat e pensionistëve, siç theksojnë nga Sindikata, i mbështesin për shkak të revoltës së pensionistëve për rritjen e rrogave të funksionarëve me 78 për qind.

Pakënaqësia e pensionistëve është shkaktuar edhe nga inflacioni i lartë dhe çmimet e larta të ushqimeve, që janë të domosdoshme për jetën e pensionistëve, ndërsa rritja e pensioneve vë vitin 2019 ka qenë minimale.


Statistikat tregojnë për një vit më shumë është shtrenjtuar ushqimi, thuhet në deklaratë. Sipas sindikatës, statistikat tregojnë se janë mbi 176,000 pensionistë që marrin pension më të ulët se paga minimale, e cila nuk plotëson nevojat bazë të jetesës.

Sindikata e pensioneve kërkon që të zbatohet zgjidhje ligjore me anë të së cilës pensioni mesatar do të jetë 60 për qind e pagës mesatare neto dhe të gjitha pensionet të rregullohen në mënyrë lineare. /alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori