Sindikata e kombinatit Jugohrom kërkon takim me Zaevin dhe Ahmetin (Dokument)
TV21 bëntë ditur se sindikata e Jugohromit kërkon takim me kryeministrin Zoran Zaev, për t’i shpalosur problemet dhe kërkesat e tyre. Nga kryeministri Zaev, sindikata e Jugohromit kërkon që sa më parë të rifilloj me punë kombinati metalurgjik Jugohrom, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përveç Zaevit, ftesë për takim mori edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Në letrën e lëshuar Ahmetit, sindikata kërkon ndihmën e subjektit të BDI-së për rikthimin në punë të 700 punëtorëve. Theks të veçantë i vendoset faktit që ministri i mjedisit është një nga kuadrot e BDI-së, duke kërkuar ndihmë për rihapjen e kombinatit metalurgjik Jugohrom.
Këtë e bëri të ditur vet krye sindikalisti Bajram Amiti i cili në mëngjesin e sotëm i publikoi ftesat e dërguara kryeministrit Zoran Zaev dhe partnerit të tij të koalicionit Ali Ahmetit.
Ndërkaq Jugohrom u mbyll më 1 nëntor të vitit të kaluar, pas vendimit të Inspektoratit Shtetërorë të Mjedisit për mos vazhdimin me punë, pasi që u konstatua se kombinati metalurgjik nuk i përmbush standardet ekologjike për të vazhduar me punë. Jugohrom tanimë ka filluar ndërtimin e stacionit filtrues, me të cilin mendohet se do të përmbushen kushtet për rifillim me punë, por stacioni është ende në fazën fillestare të ndërtimit. Sipas rezultateve të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësorë, pas mbylljes së Jugohromit, ndotja e ajrit në Tetovë dhe rrethinë është dukshëm e reduktuar. Po problemi qëndron te 700 punëtorët që mbetën pa punë pas mbylljes së Jugohromit, të cilët shpesh herë pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur në formë proteste./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit