LAJMI I FUNDIT:

Sinani: Qeveritë shqiptare të rrisin presionin ndaj Serbisë, në mbrojtje të Luginës

Sinani: Qeveritë shqiptare të rrisin presionin ndaj Serbisë, në mbrojtje të Luginës

Kryetarja e re e Kuvendit komunal të Preshevës, Ardita Sinani në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka deklaruar se elita e re politike në Luginë pret që Prishtina dhe Tirana zyrtare të bëjnë më tepër presion tek qeveria e Serbisë, në mbrojtje të interesave të Luginës.

Sinani ka thënë se pozita e shqiptarëve të Luginës nuk është aq e kënaqshme dhe se shtetet tona duhet të bëjnë presion tek Beogradi për këtë çështje. Ajo ka kërkuar nga Prishtina dhe Tirana, t’i kujtojnë Serbisë kapituj 23 dhe 24.


“Pozita e shqiptarëve nuk është aq e kënaqshme në Luginë. Ne kërkojmënga Prishtina dhe Tirana zyrtare që të bëjnë presion tek qeveria e Serbisë që shqiptarët e luginës së Preshevës të trajtohen më mirë. Qasja e qeverisë sëSerbisë të ndryshojë për luginën. Serbisë t’i kujtohet se duhet të punojë në kapitujt 23 dhe 24. Jam e sigurt se qeveria serbe duhet të jetë e gatshme që shqiptarët ti trajtojë më mirë”, tha Sinani.

Duke folur për Radio Dukagjinin, kryetarja e Kuvendit të Preshevës, Ardita Sinani, rreth kësaj teme ka konfirmuar se ende nuk ka ndodhur ndonjë ftesë e qeverive të Kosovës ose Shqipërisë për përfaqà «suesit e rinjë të Luginës.

Komunikimi sipas zonjës Sinani po ndodhë vetëm përmes medias.

“Ende nuk kemi kontakte zyrtare me Prishtinën dhe Tiranën. Përmes mediave kemi përcjellë interesin tonë dhe po shpresojë që edhe Prishtina edhe Tiranajanë të gatshme që mesazhet tona ti përcjellin, ti dëgjojnë dhe ti dërgojnë aty ku ne mendojë se duhet.”, është shprehur kryetarja e Kuvendit të Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo ka folur edhe për zbrasjen e Luginës nga shqiptarët, ku si shqetësim kyç për këtë dukuri ka thënë të jenë faktorët, si sundimi i ligjit,papunësia e madhe dhe mungesa e zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Lajme
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Politikë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Lajme
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Kalo në kategori