Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me artistin Lundrim Pacuku, gjersa kënga e tyre mban titullin “Troja”.


Teksti është shkruar nga Ilir Berani, kurse për muzikën dhe orkestrimin u përkujdes Wirusi.

Screenshot 8 49 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë iu besua produksionit të njohur nga Shqipëria, Max Production.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube në kanalin zyrtar të EmraCom.

Screenshot 9 45 Foto: Screenshot/YouTube

Sinani përndryshe prej vitesh i ka qëndruar besnik zhanrit dhe stilit të tij muzikor.

Përkundër viteve në skenë, ai vazhdon të jetë po aq i pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/