LAJMI I FUNDIT:

Simptomë e re e coronavirusit të zgjatur: Organet vitale të rrezikuara që nuk kanë të bëjnë me mushkëritë

Simptomë e re e coronavirusit të zgjatur: Organet vitale të rrezikuara që nuk kanë të bëjnë me mushkëritë

Proceset inflamatore gjatë coronavirusit çojnë në dëmtime të rënda jo vetëm në mushkëri dhe zemër, siç mendohet zakonisht

Hulumtimet e reja tregojnë se edhe veshkat janë të rrezikuara, transmeton Telegrafi.


Coronavirusi i zgjatur shkakton dhjetëra simptoma, por më shpesh pacientët përmendin lodhjen dhe vështirësinë në frymëmarrje.

Mirëpo, studiuesit amerikanë kanë gjetur se për shkak të coronavirusit, veshkat pësojnë aq shumë saqë bëhen biologjikisht deri në 30 vjet më të vjetra.

Duke analizuar të dhënat e 1.6 milionë pacientëve, ata zbuluan se rreth 35 për qind e tyre vuajnë nga ndonjë problem i veshkave.

Le t’ju kujtojmë, këto janë organe vitale që pastrojnë gjakun dhe ndihmojnë në nxjerrjen jashtë të të gjitha produkteve toksike të metabolizmit nëpërmjet urinës.

Dy veshkat filtrojnë rreth 200 litra lëng në 24 orë. Stagnimi në punën e tyre rrezikon seriozisht organizmin.

Simptomat e dështimit të veshkave janë:

▪ zvogëlimi i sasisë së urinës
▪ ënjtje e këmbëve dhe e shputave
▪ nauze
▪ përgjumje dhe lodhje e pashpjegueshme
▪ vështirësi në frymëmarrje

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori