LAJMI I FUNDIT:

Simptomat që mund të tregojnë që do të lindni binjakë

Simptomat që mund të tregojnë që do të lindni binjakë

Tri gjëra bëjnë dallimin dhe këto janë ato gra të cilat kanë shanse më të mëdha

Ka dallime të vogla por të rëndësishme te gratë të cilat presin të lindin binjakë dhe ato të cilat presin një bebe.


Shtatzënia binjake ose e shumëfishtë është diçka vërtet e veçantë dhe çdo nënë që e ka përjetuar e di këtë.

Nëse edhe ju dyshoni që jeni shtatzënë dhe do të lindni më shumë se një bebe, ka gjëra të caktuara të cilat mund të tregojnë edhe para se të bëni ultrazërin, transmeton Telegrafi.

Të vjellat e mëngjesit, lodhja dhe shtimi i peshës trupore mund të jenë më intensive te gratë të cilat kanë shtatzëni të shumëfishtë. Mirëpo kjo nuk është rregull.

Ashtu si mund të shkaktojë shtatzënia e shumëfishtë rritje të shpejtë të mitrës, po ashtu mund të shkaktojë edhe shtim të peshës trupore.

Deri në fund të muajit të tretë, shumica e nënave të binjakëve shtojnë midis 7 dhe 11 kilogramë, ndërsa shtatzënat të cilat kanë një bebe shtojnë midis 4 dhe 9 kilogramë.

Niveli i shtuar i Beta hCG-së

Beta hCG është hormoni i cili në gjak dhe urinë të shtatzënës mund të gjendet që në ditën e dhjetë pas ngjizjes.

Niveli i tij rritet shumë shpejt dhe arrin kulmin e tij rreth javës së dhjetë të shtatzënisë.

Binjakët mund të shkaktojnë shtim të nivelit të hCG-së, më të lartë seç pritet. Mirëpo, në shumicën e rasteve, nuk është dallimi më i lartë në raport me atë të shtatzënave që presin të lindin një bebe.

Si zbulohet shtatzënia e shumëfishtë?

Mënyra e vetme dhe e sigurt që të zbuloni a do të lindni më shumë bebe përcaktohet me ultrazë. Gjatë një ekzaminimi rutinë me ultratinguj, zakonisht zbulohet se ai bëhet fjalë për një shtatzëni të shumëfishtë gjatë tremujorit të parë.

Ekografia është një mjet mjaft i sigurt për zbulimin e binjakëve, por nëse ka tre ose më shumë foshnja, ndonjëherë është e vështirë t’i numërosh të gjitha menjëherë.

Faktorët që rrisin shanset për një shtatzëni binjake

▪ trashëgimia familjare
▪ shtatzënitë e mëparshme binjake
▪ barnat për përmirësimin e fertilitetit
▪ mosha
▪ shtatzënitë e mëparshme të shumëfishta

/Telegrafi/