LAJMI I FUNDIT:

Simptomat paralajmëruese të mëlçisë yndyrore

Simptomat paralajmëruese të mëlçisë yndyrore
(Foto: Pexels)

Një mëlçi e shëndetshme është e nevojshme për funksionimin normal të organizmit, sepse shërben për detoksikimin dhe rregullimin e metabolizmit. Prandaj, është e rëndësishme ta merrni seriozisht sëmundjen e mëlçisë yndyrore, sepse zbulimi i hershëm i simptomave mund t’ju ndihmojë të ndërhyni më shpejt.

Në sëmundjen e mëlçisë yndyrore (e cila quhet edhe steatoza e mëlçisë), yndyra shtesë grumbullohet në qelizat e mëlçisë, gjë që kërcënon funksionin e saj normal. Ekzistojnë dy lloje të kësaj sëmundjeje, përkatësisht sëmundja e mëlçisë yndyrore alkoolike dhe joalkoolike.


Kontrolloni nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

Shtim ose humbje e pashpjegueshme e peshës

Mëlçia e dhjamosur ndonjëherë mund të çojë në humbje ose shtim të pashpjegueshëm në peshë. Në fazat e hershme, humbja e peshës mund të ndodhë për shkak të uljes së oreksit ose nauzesë (të përzierave), të cilat mund të shoqërohen me mosfunksionim të mëlçisë. Nga ana tjetër, ndërsa gjendja përparon dhe funksioni i mëlçisë bie, shtimi i peshës mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve në metabolizëm dhe çekuilibrave hormonalë.

Urinë e errët dhe jashtëqitje e çelët

Urina e errët dhe jashtëqitja e çelët janë shenja se funksioni i mëlçisë është komprometuar. Ato ndodhin kur mëlçia nuk mund ta përpunojë bilirubinën dhe substancat e tjera të dëmshme në trup. Kushtojini vëmendje të veçantë këtyre simptomave.

Gjashtë ndryshime në fytyrë që tregojnë për sëmundjen e mëlçisë yndyrore
Lexo po ashtu Gjashtë ndryshime në fytyrë që tregojnë për sëmundjen e mëlçisë yndyrore

Ndryshimet në lëkurë

Ndryshime të ndryshme në lëkurë, si kruarje e vazhdueshme, mavijosje, lëkurë everdhë, skuqje, skuqje rreth gojës, njolla të errëta të lëkurës në qafë dhe ijë, dhe ënjtje të fytyrës dhe duarve mund të tregojnë sëmundje të mëlçisë yndyrore.

Shenjat e dukshme të rezistencës ndaj insulinës

Gjendje të tilla si prediabeti ose diabeti i tipit 2 nënkuptojnë një sasi më të lartë të sheqerit në gjak, i cili në fund të fundit kontribuon në formimin e mëlçisë yndyrore. Prandaj, kushtojini vëmendje shikimit të paqartë, etjes së shtuar, urinimit të shpeshtë dhe lodhjes.

Lodhja

Një nga shenjat më të hershme të mëlçisë yndyrore është lodhja dhe dobësia e pashpjegueshme. Funksioni i dëmtuar i mëlçisë ndikon në aftësinë për të ruajtur dhe çliruar energji, duke çuar në lodhje të vazhdueshme – shkruan HealthDirect.

Ushqimet më të mira për mëlçinë
Lexo po ashtu Ushqimet më të mira për mëlçinë

Ënjtje

Ënjtja në bark, nyje dhe këmbë janë shenja që trupi juaj mban lëngje të tepërta dhe se sëmundja është e avancuar.

Dhimbje në bark

Pakëndshmëri ose dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut mund të jetë një tregues i një mëlçie të zmadhuar për shkak të akumulimit të yndyrës. Më së shumti shfaqet përkohësisht dhe më shpesh gjatë konsumimit të ushqimeve të yndyrshme. Nëse shqetësimi vazhdon, nuk duhet ta injoroni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori