LAJMI I FUNDIT:

Simptomat e shtatzënisë së parë dhe të dytë dallojnë: Pas cilës lindje janë më të forta dhimbjet?

Simptomat e shtatzënisë së parë dhe të dytë dallojnë: Pas cilës lindje janë më të forta dhimbjet?

Sipas ekspertëve, çdo shtatzëni është tregim në vete

Shtatzënia e parë është një botë tërësisht e re për nënën. Shumica e grave blejnë një grumbull librash që flasin për beben, ndjekin rritjen e fetusit në aplikacione, dëgjojnë këshilla të nënave të tjera dhe shikojnë ligjërata të shumta që kanë të bëjnë me këtë temë.


Në shtatzëninë e dytë është mirë ajo që jeni të gatshme edhe të dini çfarë gjëra ju presin. Mirëpo, ekzistojnë gjëra dhe simptoma sipas të cilave shtatzënia e parë dhe shtatzënia e dytë dallojmë shumë, transmeton Telegrafi.

1. Goditjet e hershme të bebes

Njerëzit pyesin shpesh kur do t’i ndiejnë lëvizjet e para të bebes së tyre. Në shtatzëninë e parë lëvizjet e bebes zakonisht ndihen vetëm pas javës së gjashtëmbëdhjetë.

Në shtatzëninë e dytë këto lëvizje mund të jenë që në javën e trembëdhjetë. Kjo gjë ndodh për shkak se tani jeni “përshtatur” në dallimin e lëvizjeve të hershme të fetusit, të cilat ndihen si flluska të vogla apo flutura të vogla që prekin mitrën.

2. Stomaku më shpejt do t’i vërejë

Në shtatzëninë e parë barku bëhet më i dukshëm në tremujorin e parë. Megjithatë, në shtatzëninë e dytë ai mund të shihet shumë më herët. Ekspertët konsiderojnë që muskujt e stomakut janë paksa të shtrirë dhe nuk janë kthyer në madhësinë e tyre fillestare.

Gjithashtu, është e mundshme që beben e dytë ta bartni më poshtë, sepse muskujt e barkut janë të dobësuar. Kjo mund të shkaktojë presion më të fortë në atë pjesë, mirëpo ushtrimet e Kegelit mund t’ju ndihmojnë.

3. Dhembje intensive në pjesën e poshtme të shpinës

Dhimbja e shpinës, që mund të zhvillohet duke u lëvizur qendra juaj e gravitacionit për t’iu përshtatur stomakut, mund të shfaqet më herët shtatzëninë e dytë. Prandaj, ekspertët rekomandojnë të bartni këpucë me taka të ulëta dhe të flini anash.

Shmangni ngritjen e peshave ose përkuljen e shpinës. Gjithashtu, ekspertët paralajmërojnë se varicet mund të shfaqen gjatë shtatzënisë së dytë, ndaj është shumë e rëndësishme të vishni rroba të rehatshme dhe të pushoni këmbët.

4. Lodhje më e madhe

Duke marrë parasysh që jeni shtatzënë dhe tashmë keni një fëmijë, dremitjet e pasdites janë diçka që patjetër do t’ju duhet ta harroni. Për shkak të kësaj, do të jeni më të lodhur, por edhe për shkak të kësaj, nuk do të mund të bini në gjumë gjatë natës dhe trupi juaj do të zgjohet herët në mëngjes.

Ndaj, në marrëveshje me partnerin, ndani disa orë për veten tuaj gjatë ditës dhe pushoni.

5. Më shumë kontraktime

Falë muskujve tashmë të shtrirë të mitrës, mund të përjetoni më shumë kontraktime. Për të bërë dallimin midis kontraktimeve “të rreme” dhe atyre reale, ndryshoni pozicionin tuaj ose ecni përreth. Gjithashtu, kontraktimet e rreme ndalojnë më shpejt se ato reale dhe ato përsëriten gjatë ditës.
/Telegrafi/