LAJMI I FUNDIT:

Simptomat e hipertensionit të rëndë: Tri shenja që tregojnë se presioni ka arritur një nivel kritik!

Simptomat e hipertensionit të rëndë: Tri shenja që tregojnë se presioni ka arritur një nivel kritik!

Në gjendjet e krizës së hipertensionit shfaqen dhimbje koke të forta dhe gjakrrjedhje nga hundët

Hipertensioni është, më shpesh, një sëmundje “e qetë” – shumë njerëz nuk përjetojnë asnjë simptomë, ndërsa presioni i lartë i gjakut ngadalë ua rrezikon shëndetin, transmeton Telegrafi.

Mund të kalojnë disa vite, madje edhe një dekadë, derisa presioni të arrijë një nivel kaq të lartë saqë vështirësitë bëhen të dukshme.

Edhe atëherë, shumica e njerëzve priren t’i atribuojnë simptomat sëmundjeve të tjera.

Megjithatë, ky është momenti kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku, sepse hipertensioni juaj ka arritur një nivel të rrezikshëm:

▪ nëse vëreni njolla gjaku në sytë tuaj,
▪ nëse keni marramendje,
▪ nëse djersitni.

Në gjendjet e krizës së hipertensionit shfaqen dhimbje koke të forta dhe gjakrrjedhje nga hundët.

Hipertensioni primar më së shpeshti shkaktohet nga obeziteti, alkooli, qëndrimi ulur, ushqimet e njelmëta.

Hipertensioni sekondar shfaqet shumë shpejt te personat që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, defektet e lindura të zemrës, disa tumore endokrine si dhe probleme të tiroides.

Në të dyja rastet është e nevojshme të matet rregullisht presioni dhe të rregullohet terapia sipas këshillës së mjekut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori