LAJMI I FUNDIT:

Simiq tregon nëse deputetët serbë do të largohen nga Kuvendi i Kosovës

Simiq tregon nëse deputetët serbë do të largohen nga Kuvendi i Kosovës

Anëtari i Shtabit të Krizës të Listës Serbe, Slavko Simiq, tha se kjo parti sot organizon një protestë të qetë për të kundërshtuar politikën e Prishtinës zyrtare.

Ai tha se nëse kjo politikë nuk ndryshon, Lista Serbe me siguri se do të marrë hapa të mëtejshëm për jetë “racionale dhe në përputhje me situatën”.

Simiq tha për Beta se pjesa veriore e Mitrovicës është duke organizuar një protestë paqësore kundër institucioneve të Prishtinës që “imponon taksat dhe kryen arrestime”.

“Armët tona më të mëdha do të jenë paqja dhe protestat paqësore, dhe në anën tjetër do të kemi njerëz, të cilët do të përpiqen të na provokojnë dhe të vazhdojnë me vendimet që do të sjellin në pikëpyetje mbijetesën e serbëve në Kosovë”, citohet të ketë thënë Simiq.

I pyetur se a ekziston mundësia që deputetët serbë të largohen nga Kuvendi i Kosovës dhe ministrat serbë të largohen nga qeveria, Simiq ka theksuar se protesta është hapi i parë.

“Kjo protestë është një nga hapat për të mbrojtur familjet tona, për të mbrojtur komunitetin tonë dhe interesat e popullit tonë. Nëse nuk ndryshon politika e qëndrimit të Prishtinës ndaj popullit serb, sigurisht se do të marrim hapa të mëtejshme për të qenë racional, por në pajtim me situatën”, përfundoi Simiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori