LAJMI I FUNDIT:

SILUETË

SILUETË

Poezi nga: Ilaz Hysaj

Kërkova kot
Në qytetin tim
Rrugën ton’ të vjetër
Kalldërmin me kocka guri
Korzon e mbramjes
Ku ti numroje çiftin
E unë me ty tekun
Dhe me to ndërtonim kasolle
Shtëpiza kështjella si n’prralla
Ndalova te qoshi “Loçkës”
Akullorja s’ishte mâ
As vajza syqielli
As kabina
As alo
As teli
As kinemaja e vjetër
Me thonj gërmiha asfaltin
Kërkova gurin dhe kockën e tretun
Me djersën çurg lava bitumin
Me lot shpërlava siluetën tande
Doruntinë
Gravurë
Në gurë
Mbulue me pluhun
Dhe asfalt të zi.