LAJMI I FUNDIT:

Siguria e furnizimit me rrymë, problem akut në Kosovë

Siguria e furnizimit me rrymë, problem akut në Kosovë
Foto: Arkiv

Kosova synon t’i tejkalojë pengesat dhe të sigurojë furnizim stabil me energji elektrike për të mundësuar zhvillim ekonomik dhe social në vend.

Kjo pritet të arrihet duke krijuar tregun e përbashkët dhe funksionalizimin e interkoneksionit 400 kV me Shqipërinë, si dhe me ndërtimin dhe vënien në funksion të Termocentralit “Kosova e Re”, thuhet në buletinin e ri të energjisë të publikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.


“Siguria e furnizimit është bërë problem akut në Kosovë. Kjo gjendje pritet të përmirësohet me krijimin e tregut të përbashkët të energjisë dhe me ndërtimin dhe vënien në funksion të Termocentralit ‘Kosova e Re'”, thuhet në buletin.

Arritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit. Kjo rritje ekonomike nënkupton edhe rritje të kërkesës për energji elektrike.

“Tregu i përbashkët energjetik Kosovë – Shqipëri është hapi i parë drejt integrimit në tregun rajonal të energjisë. Krahasuar me Shqipërinë, ku dominon gjenerimi i energjisë nga uji dhe ka ngarkesë në dimër, Kosova prodhon energji kryesisht nga termocentralet me thëngjill me ngarkesë që zgjat më shumë për shkak të sezoneve me temperatura të ulëta”, thuhet në Buletinin e Energjisë.

Ndryshe, MZHE ka informuar se Kosova, pas mbylljes së termocentralit Kosova A, vendi do të përballet me rreth 37% mungesë të kapaciteteve energjetike për të mbuluar furnizimin, të cilat do të zëvendësohen me ndërtimin e Kosovës së Re.

Vetëm gjatë dekadës së fundit, Kosova ka importuar mbi gjysmë miliard euro energji elektrike.

Pas vënies në funksion të Kosovës së Re dhe funksionalizimit të linjës së interkoneksionit me Shqipërinë, termocentrali i ri do të ndihmojë edhe furnizimin me energji elektrike në Shqipëri, në kohën kur ajo prodhon më pak energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori