"Siguri, Energji, Zhvillim" - AAK prezanton sloganin për zgjedhjet e 7 qershorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka prezantuar zyrtarisht sloganin e saj për zgjedhjet e 7 qershorit, i cili është “Siguri, Energji, Zhvillim”.
Sipas AAK-së, slogani pasqyron prioritetet kryesore të programit të saj zgjedhor, duke u fokusuar në forcimin e sigurisë në vend, zhvillimin ekonomik dhe politikat energjetike.
“ALEANCA 128! Një qëllim për zhvillim. Dyfish energji. Tetëfish siguri,” thuhet në mesazhin e publikuar nga AAK.
Ky slogan do të shoqërojë fushatën zgjedhore të Aleancës në aktivitetet dhe paraqitjet e saj publike gjatë periudhës së zgjedhjeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
48 minuta më parë






































