Bardhekaltërit ishin favorit kryesor për këtë takim dhe këtë e dëshmuan në këtë ndeshje të cilën e dominuan tërësisht, duke mos e vënë në diskutim asnjëherë këtë epitet.

Kjo ishte fitorja e tretë në tri takimet e para për Sigal Prishtinës, ndërsa tani rikthehet përsëri në vendin e parë në tabelë me 6 pikë, një më shumë se Peja në pozitën e dytë.


Sigal Prishtina lojën e radhës do ta zhvillojë të mërkurën në Bar të Malit të Zi nga ora 18:30, ndaj KK Mornar në kuadër të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app