LAJMI I FUNDIT:

Si u bë puthja gjë romantike

Si u bë puthja gjë romantike

Qoftë nëse iu vjen gjyshja për vizitë dhe ju puthë në faqe, apo ju puthin prindërit, puthjet janë formë e njohur e dashurisë.

Por në situata tjera, puthjet kanë domethënie romantike, transmeton Telegrafi.

Puthja është sinonim i romancës, dashurisë, seksit, dhe çdo gjëje që përfshin angazhimin e trupave të dy njerëzve. Ajo mund të jetë seksi apo e ndyrë.

Por, a kemi lindur me njohuritë se puthja është gjë romantike dhe nuk është e kufizuar vetëm në dashurinë familjare, apo në një fazë të historisë së planetit tonë dikush e ka puthur dikë dhe ka vendosur se puthja mes partnerëve është gjë ‘cool’?

Apo ka origjinën nga të ushqyerit përmes puthjeve, ku nënat e kanë përtypur ushqimin para se t’ia kenë kaluar gojë më gojë të porsalindurit (falë Zotit më nuk është nevoja për këto gjëra)!

Kur e mendoni thellë aktin e puthjes, me të vërtetë se puthjet janë të çuditshme. Përse kalimi i pështymës nga një gojë në gojën tjetër duhet të ketë kuptimin e dashurisë?

Në filma dhe libra, gjithmonë puthja është e veçantë, klimatike dhe shpeshherë e shoqëruar me muzikë interesante.

Por a puthen në çdo kulturë njerëzit në mënyrë romantike? Saktësisht kur kontakti buzë-më-buzë u bë gjë romantike?

Një teori thotë se puthja romantike mund të ketë origjinën në Indi, qysh nga shekulli i katërt.

Psikologu dhe autori i librave Neel Burton ka treguar se ku ka origjinën forma më e hershme e puthjes sociale.

“Puthja romantike shpeshherë mendohet të ketë prejardhjen nga India e shekullit të katërt. Tekstet Vedike nga India e lashtë duket se flasin shumë për puthjet erotike dhe Kama Sutran – e cila me shumë gjasë daton në shekullin e dytë.

Nuk e dimë sigurt se a ka origjinën nga India, por kjo histori tregohet gjithmonë”, ka treguar ai.

Sidoqoftë, nën pushtimin e romakëve puthja u përhap më shpejt. Neel shpjegon se romakët i kanë puthur partnerët, dashnorët, familjarët, miqtë e liderët.

Puthjet e romakëve ishin sociale, politike e seksuale. Besohet se puthjet kanë shërbyer për lidhje të marrëveshjeve.

Sipas ekspertëve, pavarësisht se Hollywoodi mund t’ju bëjë të mendoni se puthjet janë romantike në tërë botën, nuk është gjithmonë ashtu.

P.sh., në vendet islamike, myslimanët e shfaqin dashurinë dhe respektin duke ofruar selam, që është frazë arabe me domethënien “paqja mbi ty”.

Japonezët përkulen, jo vetëm kur përshëndeten por edhe si shenjë vlerësimi dhe respekti.

Në Senegal dhe Pakistan, është mjaft e zakonshme që njerëzit e gjinisë së njëjtë të ecin në publik duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit pa pasur lidhje romantike. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori