LAJMI I FUNDIT:

Si u privatizua Agjencia serbe për Siguri dhe Informim (BIA) nga Vuçiqi?

Si u privatizua Agjencia serbe për Siguri dhe Informim (BIA) nga Vuçiqi?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar në pothuajse të gjitha kërkesat e dala nga protesta “Serbia kundër dhunës”, por jo për shkarkimin e Aleksandar Vulinit nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA).

Ai hesht për Vulinin. Personalisht Vulini është besnik i Vuçiqit dhe në këtë kuptim ky ka nevojë për të. Nga ana tjetër, shkarkimi i tij në njëfarë mënyre do të nënkuptonte se Qeveria e pranoi përgjegjësinë për atë që ndodhi në shkollën Ribnikar dhe në Mlladenovc.


Siç shkruajnë mediet serbe, Vuçiq ushtron kontroll mbi shërbimet e inteligjencës duke vendosur në krye të këtyre tyre njerëz që janë personalisht besnikë ndaj tij. Kështu ndodhi edhe me Bratisllav Gashiqin. Ashtu si Vulin, edhe Gashiq është jashtëzakonisht besnik ndaj tij.

Kur emërohet një drejtor i ri i BIA-s, gjithmonë shprehet publikisht fakti se, ai duhet të ketë cilësitë që BIA pret nga kandidatët, mes tyre të ketë integritet, aftësi të larta intelektuale, nivel të lart arsimor, ekuilibër dhe aftësi për të marrë vendime të menduara. Atëherë, si mund të besoni se një burrë i quajtur Bata Santos ose tani Vulin i kishte të gjitha këto?

Kur Rade Markoviq u vendos në krye të Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, nga sektori i Sigurisë Publike, klanet mafioze filluan të forcohen dhe likuidimet ndodhën në të gjithë Serbinë, duke përfshirë vrasjet e gazetarëve.

Ajo që ndodhi në atë shërbim ishte kryesisht pasojë e privatizimit të atij institucioni. Në aktgjykimin për vrasjen e Zoran Gjingjiqit, shkruhet se ai është vrarë nga një major i sigurimit shtetëror.

Më 19 shtator 2021, Gashiq e martoi djalin e tij. Insajderët thonë se qyteti i Krushevcit dhe rrethina e tij ishin të bllokuara. Në dasmë, të ftuarit u shërbyen nga 50 kamerierë. Para dasmës, patriarku pagëzoi nipin e Gashiqit.

Një ditë më vonë, më 20 shtator 2021, pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak u bllokuan nga serbët lokal në veri të Kosovës, si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e veturave që hyjnë në këtë vend nga Serbia.

Ekziston një lidhje të fortë mes BIA-s dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar, ku kjo është shumë më e rrezikshme se roli që luajnë tabloidët. Ata që marrin raporte mjekësore dhe certifikata pagëzimi, shërbejnë si një përgatitje për të arrestuar dikë.

BIA është pa kontrollin e duhur të brendshëm dhe parlamentar. Kompetencat që i jep ligji janë jashtëzakonisht të diskutueshme dhe anakronike. Gjithçka është disi e paqartë dhe kjo hap mundësinë që BIA të merret me diçka që nuk është e shkruar në ligj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori