Prokurori Rasim Maloku ka rrëfyer arratisjen e Milan Radoiçiqit në çështjen “Brezovica”.
Ai ka dëshmuar për negociatat dhe mënyrën që çuan që Radojiçiq po kërkohet në rastin “Brezovica”.
“Milan Radoiçiq nuk kemi informacione që lidhet direkt në rastin që ka qenë pjesë e ndonjë ndërtimi apo investimi por megjithatë rasti i Radojiçiqit lidhet me frikësimin e dëshmitarit bashkëpunues dhe për këtë arsye na është dashur që edhe atë ta fusim në hetim”- tha Maloku.
“Kjo çështje ende është nën hetim dhe detajet e kësaj nuk mundem me i nda tash. Ai gjendet në arrati. Një herë është tentuar të arrestohet dhe ka ikur prej zyrtarëve policorë kufitarë por kryesisht lidhet se e ka ftuar dëshmitarin përmes një ndërmjetësuesi dhe e ka kërcënuar në format që nuk janë për publikun tash për tash” – theksoi Maloku, duke mos treguar se kush ka qenë ndërmjetësuesi.
Maloku nuk është përgjigjur as në pyetjen e gazetarit nëse ndërmjetësuesi është pronar i një portali në gjuhën shqipe.
“Tash për tash nuk mundem të tregojmë për publikun sepse aty kanë qenë edhe disa dëshmitarë të tjerë por ka qenë në mënyrë indirekte i përfshimë në negociata dhe është intervistuar edhe ai por edhe personat e tjerë aty por këtë e kemi nën hetim ende”-potencon Maloku.
Millan Radojiçiq u ka ikur policëve të Kosovës në pikën kufitare të Bërnjakut në kohën kur ai kishte tentuar të futej në Kosovë.
Pasi i kishte dorëzuar dokumentet te zyrtarët e Policisë Kufitare, Radojiçiq ishte urdhëruar të parkonte veturën pasi ishte kuptuar se ai gjendej në “Stop listë”. Në këtë moment ishte arratisur drejt territorit të Serbisë, duke i lënë dokumentet te zyrtarët kufitarë të Kosovës.
Radojiçiq është në “listën e zezë” të SHBA-së dhe është nënkryetar i Listës Serbe.
Kjo parti ka qeverisur edhe me Komunë e Shtërpcës, zonë ku Prokuroria po heton një korrupsion masiv që lidhet me ndërtimet në zonat e mbrojtura.
Prokurori Maloku ka rrëfyer se mbi 800 vila u ndërtuan pa kritere dhe duke dhënë mito, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City