LAJMI I FUNDIT:

Si u ndanë 7 mijë euro ryshfet për tre zyrtarë nga i pandehuri që përfitoi 93 mijë euro subvencione

Si u ndanë 7 mijë euro ryshfet për tre zyrtarë nga i pandehuri që përfitoi 93 mijë euro subvencione
Foto: Ilustrim

7 mijë nga 93 mijë e 400 euro subvencione që përfituan kundërligjshëm nga i pandehuri R. Z., i arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), u ndanë për tre zyrtarë.

Në dosje e prokurorisë të siguruar nga Kallxo.com tregohet se si ryshfeti i ndarë në vlerë 7 mijë euro, për të cilin kishte marrëveshje paraprake, kaloi në katër palë duar e u nda për tre persona.


Për përfitimin e subvencioneve në vitin 2020, i pandehuri R. Z. kishte lidhur marrëveshje me Bekim Bruçi, zyrtar në Institutin Bujqësor në Pejë.

Përmes Bruçit, R. Z. synonte që të ndikonte tek inspektori Blerim Mulliqi dhe ish-drejtorin e pagesave direkte, Luan Statovci.

Ky synim i të pandehurit përfundoi me sukses. Ai fillimisht ishte takuar me Bruçin, tek i cili i kishte dorëzuar 7 mijë euro.

Nga 7 mijë eurot që i pranon Bruçi, 2 mijë i ndal për vetën e tij dhe 5 mijë të tjera i dorëzon tek inspektori Mulliqi.

Më pas ky i fundit, 4 mijë euro ia dorëzon ish-drejtorit Statovci dhe vetëm 1 mijë i ndal për vete, përderisa e gjithë kjo ndarje ishte e planifikuar me marrëveshje paraprake.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se deri në këtë fazë janë siguruar si provë mesazhet e nxjerra nga ekzaminimi i telefonit të ish drejtorit, Statovci.

Në këto mesazhe tregohet se si në vazhdimësi, nga data 2 tetor 2020 deri më datën 21 shkurt 2021, Statovci komunikon me inspektorin Mulliqi dhe koordinohen që në shkëmbim të ryshfetit t’i rregullojnë dokumentet e personave të cilët sipas drejtorit Statovci nuk janë në rregull me dokumentacion.

Rasti “Subvencioni 2021”- policia arreston edhe 11 persona në gjashtë komuna
Lexo po ashtu Rasti “Subvencioni 2021”- policia arreston edhe 11 persona në gjashtë komuna

Sa i përket të pandehurit R.Z., në aplikacionin e tij, që u bë në emër të biznesit të tij,  u paraqiten të dhëna të rreme dhe të pa sakta, dhe për këtë i pandehuri dyshohet se 93 mijë e 400 eurot i përfitoi në mënyrë të paligjshme.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se në bazë të programit për pagesa direkte të vitit 2020 kjo kulturë bujqësore e lartcekur nuk figuron fare në listën e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Nga të gjitha këto veprime, R. Z. dyshohet se ka kryer veprat penale “Mashtrim me subvencione” dhe “Dhënia e ryshfetit”, ndërsa zyrtari Bruçi dyshohet se ka kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Policia e Kosovës kishte njoftuar gjatë ditës së mërkurë se kishte arrestuar 11 persona për keqpërdorim me subvencione në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ndërsa arrestimi i personit të 12 ka ndodhur sot.

Në njoftimin e Policisë është thënë se 8 nga të arrestuarit janë përfitues subvencionesh, ndërsa 3 të tjerët janë zyrtarë.

Kallxo.com ka raportuar se njëri nga këta të arrestuar është Liridon Fandaj, asamblist i pezulluar nga anëtarësia i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Suharekës.

I dyshuari i dytë i arrestuar, Arton Elezi, është zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Vitisë.

Portali ka kontaktuar me drejtorin e Bujqësisë në këtë Komunë, Naim Pira i cili e ka konfirmuar se Elezi është arrestuar.

“E di që është një djalë që është arrestu. Kam dëgju edhe unë prej mjeteve të informimit, mirëpo nuk kam ndonjë informatë më shumë”, ka thënë Pira.

I arrestuari i tretë i dyshuar për keqpërdorim me subvencione, Bekim Bruçi, është zyrtar në Institutin Bujqësor në Pejë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci.

“Po, është arrestuar”, ka thënë Geci shkurtimisht për Kallxo.com.

Sipas njoftimit të Policisë, 11 të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar, marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit, mashtrimi me subvencione, falsifikimi i dokumenteve zyrtare dhe pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare.

Këta të arrestuar janë nga komunat Pejë, Istog, Deçan, Viti, Suharekë dhe Ferizaj. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori