LAJMI I FUNDIT:

Si u ble Twitter nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë

Si u ble Twitter nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë

Ishte një mbrëmje e freskët në fund të muajit mars në San Jose. Në një Airbnb ishte organizuar një takim me nxitim për të pritur personin më të pasur në botë.

Ai ishte një takim me rëndësi për Twitterin. Elon Musk raportohej se ishte bërë aksionari më i madh i Twitterit – tani kishte zëra se  dëshironte që t’i bashkohet bordit të kompanisë, transmeton Telegrafi.


Kur kryetari i bordit të Twitterit, Bret Taylor, arriti në vendin e ngjarjes, nuk ishte ashtu siç priste.

Kjo hapësirë “është për vendin më të çuditshëm ku kam pasur një takim kohët e fundit”, thuhet se shkruhej në një mesazh që Taylor i ka dërguar Musk.

“Mendoj se ata po e kërkonin një Airbnb afër aeroportit dhe aty ka traktorë dhe gomarë” i kishte thënë ai.

Mirëpo, takimi shkoi mirë.

Disa ditë më vonë, u njoftua se Musk ishte i gatshëm që t’i bashkohet bordit të Twitter, raporton BBC.

Ky ishte vetëm fillimi. Gjashtë muajt që do të pasonin pas kësaj do të dëshmonin një nga marrëveshjet më të çmendura në historinë e Silicon Valley.

Në fillim të muajit prill. Musk dukej se ishte i lumtur me pozitën në bordin e Twitter, duke shkruar vazhdimisht se si mund të ndryshojë kompania.

Megjithatë, takimet private mes tij dhe drejtorit ekzekutiv të Twitter, Parag Agrawal nuk kishin shkuar mirë. Dyshja nuk merreshin vesh me njeri tjetrin mbi atë se si mund të rregullohet platforma, dhe kështu, Musk ishte irrituar.

Ish-CEO i Twitter, Parag Agrawal

“Rregullimi i Twitter duke biseduar me Parag nuk do të funksionojë”, thuhet se shkruhej në mesazhin që ia dërgoi Taylorit. “Duhen veprime drastike”, shkruhej më tutje.

Me 14 prill, miliarderi amerikan publikisht kishte deklaruar se ai dëshironte që ta blinte Twitter-in, në këtë rast të gjitha aksionet e platformës.

Ai ofroi 44.1 miliardë euro për Twitter, në një ofertë “merre ose leje”. Bordi i Twitter fillimisht kishte refuzuar ofertën, duke krijuar edhe një taktikë në tentimin e tyre në parandalimin e Musk në blerjen e kompanisë.

Pastaj ndodhi një ndryshim, i cili nuk ishte i pari në këtë histori mes tyre. Bordi i Twitter vendosi se ata do ta pranonin marrëveshjen, dhe me 25 prill, Twitter njoftoi publikisht se ata e kishin pranuar ofertën.

“Yesssss”, kishte shkruar Musk në llogarinë zyrtare në Twitter pas atij njoftimi.

Musk kishte thënë se Twitter “kishte humbur rrugën”. Ai tha se rrjeti social shumë shpesh kishte kufizuar fjalën e lirë dhe, si “bashkia e qytetit”, duhej të vendoste lirinë e fjalës mbi gjithçka tjetër.

Në një intervistë të dhënë konferencën TED2022 në Vancouver të Kanadasë, Musk kishte deklaruar se ati nuk i interesonte aspak “ekonomia”.

Ai ishte me fat, sepse javët dhe muajt pas marrëveshjes panë rënie të aksioneve të teknologjisë. Vlera e Twitter gjithashtu u zbeh. Së shpejti, shumë analistë filluan të pyesin nëse Musk kishte paguar më shumë për Twitter.

Ai filloi që publikisht të bëjë një pyetje tjetër – sa llogari reale kishte në Twitter?

Miliarderi – i renditur si njeriu më i pasur në botë nga Forbes dhe Bloomberg, me një vlerë neto prej rreth 251 miliardë eurove – ishte ankuar për vite me radhë për numrin e robotëve në platformë.

Pas pranimit të ofertës së tij, ai vazhdimisht kërkonte nga Twitter që t’i siguronte të dhëna mbi numrin e përdoruesve real që ata kishin në platformë.

Drejtuesit e Twitter ndanë shifrën e tyre ku thuhej se më pak se 5 për qind e përdoruesve aktivë të përditshëm, bazuar në vlerësimet nga llogaritë e përzgjedhura rastësisht, ishin robotë, dhe dukej se kjo e zemëroi Musk-un.

Pas një postimi të gjatë në Twitter nga Agrawal, duke shpjeguar se si kompania kishte arritur këtë shifër, Musk u përgjigj me emoji-n e “jashtëqitjes”.

Përgjigja e Elon Musk ndaj Parag Agrawal me emojin e “jashtëqitjes”

Marrëveshja nuk po arrihej. Jo krejt papritur, më 8 korrik, Musk njoftoi se donte të tërhiqej nga marrëveshja.

A po tentonte ai që ta nxjerrë një çmim më të mirë të blerjes, apo po largohej vërtet? Ishte e vështirë të thuhej.

Twitter filloi të nevrikoset. Ata dhanë argumente se marrëveshja për blerjen e kompanisë nga Musk ishte ligjërisht e detyrueshme dhe largimi nga marrëveshja tani nuk ishte një opsion.

Me avokatë që kanë tarifa shumë të larta në të dy anët , ishte caktuar një datë për një seancë gjyqësore me 17 tetor, seancë që do mbahej në Delaware, ku do të caktohej se nëse Musk do të detyrohej ta blinte kompaninë.

Në dokumentet gjyqësore, Twitter kishte dhënë argumentin e tyre se ata i kishin dhënë atij informata të bollshme në lidhje me atë se sa përdorues real kishte platforma.

Musk në anën tjetër kishte thënë se Twitter mund të kishte shumë herë më shumë llogari robotë sesa kishte pretenduar publikisht, dhe madje akuzoi kompaninë për mashtrim.

Kritikat publike po i shkaktonin “dhimbje” rrjetit social. Shumica e fitimeve të Twitter vinte nga reklamat, dhe reklamuesit filluan që të mendonin se sa nga reklamat e tyre po shfaqeshin tek llogaritë reale.

Procesi po bëhej jashtëzakonisht shpërqendrues edhe në selinë e Twitter

Elon Musk, Twitter, gjykatësja dhe gazetarët, të gjithë po bëheshin gati për atë që dukej se mund të ishte një çështje e pashmangshme gjyqësore kur ndodhi një kthesë tjetër e jashtëzakonshme.

Pasi bëri të gjitha llojet e akuzave kundër Twitter, Musk, papritmas njoftoi se marrëveshja ishte rikthyer.

“Blerja e Twitter është një përshpejtim në krijimin e X, aplikacioni i të gjithave” tha ai.

Por, çka e shtyri të ndryshoi mendjen?

Ndoshta ai mendoi se mund humbiste çështjen e tij gjyqësore. Disa ditë para se të shpallte ndryshimin e tij, ai do të përballej me një depozitim nga avokatët e Twitter. Ndoshta ai dëshironte të shmangte atë që do të kishte qenë një pyetje rraskapitëse dhe me gjasë zbuluese.

Cilado qoftë arsyeja, ju mund të shihni pse Twitter nuk i hapi tapat e shampanjës. Të turpëruar në rastet e më hershme, Twitter reagoi në heshtje. Taylor shkroi në Twitter se kompania ishte “e përkushtuar të mbyllte transaksionin për çmimin dhe kushtet e dakorduara me Musk”.

Twitter gjithashtu kishte kërkuar që kjo çështje të shtyhet, dhe jo të anulohet, ndërsa avokatët e Musk thanë se rrjeti social “nuk do të pranojë po si përgjigje”.

Musk kishte kohë deri në orën 18:00 BST të 28 tetorit për të paguar paratë për blerjen e Twitter.

Miliarda do të paguheshin nga miqtë e tij të pasur dhe bankat, dhe pjesa tjetër, nga vetë Musk, duke shitur disa nga aksionet e tij në Tesla.

Një marrëveshje e cila herë-herë dukej e pazgjidhshme, në mënyrë të pamundur dhe e prishur, tani duket se më në fund është përfunduar. /Telegrafi/

Përktheu dhe përshtati: Lindi Gjikolli 

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori