Qëllimi i mjekësisë perëndimore dhe asaj tradicionale kineze për dhimbjet e kokës është lehtësimi i dhimbjeve. Ndërkohë që qëllimi përfundimtar është i njëjtë, mënyra e trajtimit mes dy mjekësive për trajtimin e migrenës është totalisht e ndryshme.
Edhe pse nuk ka asnjë kurë për migrenën, ekzistojnë disa përbërës natyral që ndihmojnë në lehtësimin e saj dhe uljen e frekuencës me të cilën ajo prek, transmeton Telegrafi.
Migrena është një ndër 20 sëmundjet kronike më të përhapura në botë. Ajo karakterizohet nga dhimbja në një pjesë të kokës dhe ka tendencë të përkeqësohet me lëvizje. Zgjat nga 4-72 orë pavarësisht se simptomat variojnë nga një person tek tjetri. Më të zakonshmet janë ndjeshmëria e lartë ndaj dritës dhe zhurmave, ndjesi si shpim gjilpërash në krahë dhe këmbë, marrje mendsh dhe të përziera.
Rreth 75% të rasteve janë gjenetike, por gjendja përkeqësohet si pasojë e ndryshimeve të niveleve të përbërjeve kimike të trurit. Përkeqësues së migrenës janë stresi, duhani, alkooli, zhurmat, dehidratimi etj.
Akupunktura nuk është efektive vetëm për migrenën, por funksionon mrekullisht edhe për ata që kanë probleme me sinuset, tension të lartë të gjakut ose probleme me gjumin. Avantazhi më i madh që ka akupunktura kundrejt mjekësisë perëndimore është se nuk ka efekte anësore.
Konceptet thelbësore të Yin-it dhe Yang-ut si dhe energjisë jetike (Chi) janë shumë të rëndësishme, po ashtu edhe të të kuptuarit të sistemit të meridianëve. Të gjitha meridianët “Yang” të trupit takohen në kokë, duke lehtësuar qarkullimin gjakut dhe energjisë “chi” në kokë. Një mendje e kthjellët dhe kokë pa dhimbje varen shumë nga qarkullimi i mjaftueshëm i energjisë “chi” dhe gjakut, si dhe një balancë e forcave Yin dhe Yang.
Sipas mjekësisë kineze ka shumë arsye që shkaktojnë dhimbjet e kokës. Më të zakonshmet janë: mungesa e energjisë Chi dhe gjakut, mosqarkullimi i mirë i gjakut në kokë; bllokim i meridianëve etj. Trajtimi me akupunkturë mund të harmonizojë organet, të ekuilibrojë energjitë Yin-Yang, si dhe të zhbllokojë meridianët e bllokuar.
Nëse vuani nga migrena mund të provoni të pickoni për disa çaste lëkurën mes gishtit të madh dhe atij tregues. Kjo mund të jetë pak e dhimbshme por me dhimbjen çlirohet endorfinë.
Po ashtu endorfina çlirohet edhe duke ngrënë speca djegës, duke bërë sport, duke bërë akupunkturë, duke ngrënë çokollatë, duke qeshur sa më shumë, duke bërë banjo dielli, duke dëgjuar muzikën e preferuar, duke menduar pozitivisht, duke bërë joga etj..
Efektiviteti i akupunkturës për migrenën është përfshirë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sëmundjet që arrin të trajtojë akupunktura.
Përveç akupunkturës migrena mund të lehtësohet edhe në kushtet e shtëpisë.
1. Akulli
Përdorimi i akullit mund të jetë një zgjidhje e lehtë për ata që vuajnë nga dhimbja e kokës.
• Merrni disa kuba akulli mbështillini me një peshqir dhe vendosini në pjesën e ballit, në tëmth ose në pjesën mbrapa qafës për 10-15 minuta. Përsëriteni disa herë.
2. Uthulla e mollës
Redukton migrenën me anë të antioksidantëve që përmban, kontrollon sheqerin në gjak, rregullon presionin e gjakut duke reduktuar dhimbjen në kocka.
• Shtoni një lugë uthull molle në një gotë me ujë.
• Miksojeni me një lugë mjaltë
• Pijeni çdo ditë.
3. Menta
Efektet antiinflamatore të mentës ndihmojnë në qetësimin e nervave.
• Thjesht pini çaj menteje përzier me mjaltë. Përsëriteni nëse nevojitet.
• Masazhoni pjesën tëmthore me një pikë vaji esencial menteje. Lereni për 20-30 minuta dhe përsëriteni derisa t’ju ikë dhimbja.
4. Speci djegës
Lehtësisht i gjetur në kuzhinë, speci djegës është ideal për migrenën pasi stimulon qarkullimin e gjakut. Ai përmban përmban kapsaicin, një element që vepron si një vrasës natyral i dhimbjes.
5. Kamomili
Një antiinflamator i njohur që në kohët e lashta, kamomili ndihmon në qetësimin e migrenës, por edhe në parandalimin e saj nëse ai pihet rregullisht çdo ditë.
• Në një gotë me ujë të nxehtë hidhni 2-3 lugë me lule kamomili të tharë për pak minuta. Për shije mund të shtoni edhe limon ose mjaltë.
• Konsumojeni çdo ditë duke e bërë rutinë.
6. Xhenxhefili
Xhenxhefili bllokon prostaglantinën, e cila krijon kontraktimet muskulore, impaktet hormonale dhe rregullon nivelin e inflamacionit në tru.
• Pini atë në formë çaji disa herë në ditë derisa të çliroheni nga dhimbja. Sigurohuni ta pini në momentin që ju fillon migrena.
• Edhe përtypja e një cope xhenxhefili ndihmon në zgjidhjen e problemit dhe lehtëson simptomat si marrjamendja ose ndjesia e vjelljes.
Gjithashtu specialistët këshillojnë përdorimin e ushtrimet fizike, jogës dhe meditimit. Flini mjaftueshëm dhe pini shumë ujë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?