LAJMI I FUNDIT:

Si të studioni në Universitetet Evropiane me bursë të plotë

Si të studioni në Universitetet Evropiane me bursë të plotë

Pas përfundimit të shkollës së mesme ju mund të jeni tunduar nga ideja e studimit jashtë vendit. Në të vërtet vendimi është i madh ashtu siç janë edhe dyshimet e juaja, ju nuk jeni të sigurt nëse do ta bëni hapin e rëndësishëm ose jo.

Për këtë është përkujdesur Kolegji Universum, të cilit Komisioni Evropiani i ka aprovuar 47 bursa në vlerë prej 199,750 euro në 22 shtete të Evropës për studentët kosovarë, për studime në Universitetet Evropiane. Çdo student përfiton shkollim falas, 5,075 euro bursë të plotë për studime semestrale.

Deri më tani 35 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar nëpër këto Universitete për një semestër. Çdo studentë ka përfituar bursë të plotë në vlerë prej 5,075 euro dhe shkollim falas.

Kolegji Universum, i vetmi pa asnjë program të suspenduar nga Akreditimi
Lexo po ashtu Kolegji Universum, i vetmi pa asnjë program të suspenduar nga Akreditimi

Për herë të parë studentët/maturantët nga Kosova do ta kenë mundësinë të studiojnë në University of Applied Sciences (Ludwigshafen-Gjermani), Nova de Lisboa (Portugali) University Politehnica of Bucharest (Rumani), Masarzk University (Republikën Çeke) Middle East Technical University (Ankara), European Faculty of Law (Slloveni) Afyon Kocatepe University (AfyionKaraiser), KadirHas University (Istanbul), Turiba Univesity (Latvi), Mzkolas Romeris University (Lituani) University of Foggia (Itali), Business School PAR (Rijeka), University College of Pedagogy (Poloni), Sofia University (Bullgari).

Si po arrijnë studentët kosovarë të studiojnë në Gjermani me bursë të plotë nga Erasmus+?
Lexo po ashtu Si po arrijnë studentët kosovarë të studiojnë në Gjermani me bursë të plotë nga Erasmus+?

Ky kolegj po e vendos Kosovën në hartën e botës.

Po ashtu për herë të parë dy studentë nga një Universitet në Turqi do ta ndjekin një semestër në këtë kolegj.

Dihet që sistemi i arsimit në Kosovë ka pas vështirësi të mëdha që nga paslufta si në aspektin e kuadrove po ashtu edhe në atë programor. Së fundi ka qenë PISA e cila e ka pasqyruar këtë situatë, duke e radhitur Kosovën si një ndër vendet me rezultate më të dobëta në Evropë.

Megjithatë, universitetet dhe kolegjet në Kosovë janë përpjekur vazhdimisht te rrisin cilësinë sidomos në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Në këtë drejtim mund të vlerësohet si sukses i veçantë bashkëpunimet e Kolegjit Universum me universitete nëpër Evropë në kuadër të programit Erasmus+.

Programi Erasmus+ është programi më i popullarizuar në Evropë për shkëmbim të studentëve.
Ky program u jetësua në vitin 1987 dhe që nga atëherë vazhdon ti ndihmojë studentët ta përjetojnë jetën studentore në njërin nga shtetet e Evropës.

Universitetet nëpër të cilat kanë studiuar këta studentë, ku do ta kenë mundësinë edhe studentët e rinj, përfshijnë shtetet si Gjermania, Italia, Turqia, Latvia, Portugali, Kroacia, Polonia, Rumania, Lituania, Sllovenia, Irlanda, Bullgaria.

Në kuadër të këtij programi kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ.

Po ashtu shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë përpara studentëve të këtij kolegji.

E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.

Na kontaktoni në +37744144062 apo vizitoni www.universum-ks.org për më shumë informata. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar