LAJMI I FUNDIT:

Si po arrijnë studentët kosovarë të studiojnë në Gjermani me bursë të plotë nga Erasmus+?

Si po arrijnë studentët kosovarë të studiojnë në Gjermani me bursë të plotë nga Erasmus+?

Pas përfundimit të shkollës së mesme ju mund të jeni tunduar nga ideja e studimit jashtë vendit. Në të vërtet vendimi është i madh ashtu siç janë edhe dyshimet e juaja, ju nuk jeni të sigurt nëse do ta bëni hapin e rëndësishëm ose jo.

Për këtë është përkujdesur Kolegji Universum i cili deri më tani ka nënshkruar rreth 25 marrëveshje me universitete jashtë Kosovës.


Ky kolegj po e vendos Kosovën në hartën e botës.

Për herë të parë studentët nga Kosova do ta kenë mundësinë të studiojnë në Gjermani me bursë të plotë.

Po ashtu për herë të parë dy studentë nga një Universitet në Turqi do ta ndjekin një semestër në këtë kolegj.

Dihet që sistemi i arsimit në Kosovë ka pas vështirësi të mëdha që nga paslufta si në aspektin e kuadrove po ashtu edhe në atë programor.

Së fundi ka qenë PISA e cila e ka pasqyruar këtë situatë, duke e radhitur Kosovën si një ndër vendet me rezultate më të dobëta në Evropë.

Megjithatë, universitetet dhe kolegjet në Kosovë janë përpjekur vazhdimisht te rrisin cilësinë sidomos në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Në këtë drejtim mund të vlerësohet si sukses i veçantë bashkëpunimet e Kolegjit Universum me universitete nëpër Evropë në kuadër të programit Erasmus+.

Programi Erasmus+ është programi më i popullarizuar në Evropë për shkëmbim të studentëve.

Ky program u jetësua në vitin 1987 dhe që nga atëherë vazhdon ti ndihmoj studentët ta përjetojnë jetën studentore në njërin nga shtetet e Evropës.

Deri më tani 32 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar nëpër këto Universitete për një semestër.

Çdo studentë ka përfituar një bursë rreth 5075 Euro.

Universitetet nëpër të cilat kanë studiuar këta studentë, ku do ta kenë mundësinë edhe studentët e rinj, përfshijnë shtetet si Gjermania, Italia, Turqia, Latvia, Portugali, Kroacia, Polonia, Rumania, Lituania, Sllovenia, Irlanda, Bullgaria.

Këto janë disa nga universitetet në të cilat studentët e kolegjit Universum kanë studiuar: University of Applied Sciences (Ludwigshafen-Gjermani), Nova de Lisboa (Portugali) University Politehnica of Bucharest (Rumani) Middle East Technical University (Ankara), Afyon Kocatepe University (AfyionKaiser), KadirHas University (Stamboll), Turiba Univesity (Latvi), University of Foggia (Itali), Business School PAR (Rijeka), University College of Pedagogy (Poloni), Sofia University (Bullgari).

Në kuadër të këtij programi kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ.

Po ashtu shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë përpara studentëve të këtij kolegji.

E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në republikën e Kosovës.

Na kontaktoni në 044144062 apo vizitoni www.universum-ks.org për më shumë informata.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori