LAJMI I FUNDIT:

Si të shpëtosh sa më shpejt nga skuqja e lëkurës nga dielli

Si të shpëtosh sa më shpejt nga skuqja e lëkurës nga dielli

Pas një dite me shumë diell në plazh, është e kuptueshme që skuqja e lëkurës të të shqetësojë

Për shkak të punës apo angazhimeve të përditshme ekspozimi në diell edhe gjatë orëve të pikut është i pashmangshëm. Ndërkohë që të tjerë nuk i kanë rezistuar tundimit dhe kanë nisur frekuentimin e plazheve dhe pishinave.

Përpjekja për të marrë “pak ngjyrë” mund të bëhet shqetësuese në orët e ardhshme, kështu që duhet ta parandalosh.

Ajo që është bërë është bërë. Si mund të krijosh sa më parë një qetësues të skuqjes në mënyrë që të mos vuash gjatë natës?

Është e thjeshtë, e freskët dhe do të ta lehtësojë djegien menjëherë. Ja çfarë të duhet.

⦁ Kos i thjeshtë natyral (ose ai që njihet si kosi grek)
⦁ Aloe vera (1 lugë gjelle)

Kosin natyral, me siguri e ke në frigorifer apo jo? Atëherë është i mjaftueshëm për të kuruar skuqjen nga dielli.

Kosi ndihmon në qetësimin e dhimbjeve që të shkakton djegia, sepse përmban sasi të konsiderueshme probiotikësh që ndihmojnë për të shëruar lëkurën… por edhe fakti që është i ftohtë nga frigoriferi të bën të ndihesh edhe më mirë, meqenëse të freskon lëkurën.

Kjo mund të jetë gjithçka që të duhet, megjithatë një hap më shumë është të shtosh një lugë gjelle xhel të Aloe vera-s.

Përzieji bashkë të dy përbërësit.

Fillo aplikimin në lëkurë sa më shumë të kesh nevojë dhe pasi ta kesh pastruar, shpëlaje lëkurën me ujë të ftohtë.

E gjithë zona e nxehtë në lëkurë do të qetësohet dhe në pak minuta do ta ndiesh shumë të freskët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori