LAJMI I FUNDIT:

Si të shpëtojmë nga kondensimi në dritare: Dy zgjidhje të lira dhe të thjeshta

Si të shpëtojmë nga kondensimi në dritare: Dy zgjidhje të lira dhe të thjeshta
(Foto: Pexels)

Kondensimi në dritare është një dukuri e shpeshtë gjatë muajve të dimrit dhe motit më të ftohtë, dhe ka dy mënyra të thjeshta për ta hequr qafe atë – me ndihmën e kripës ose rërës së maces.

Me motin më të ftohtë, mund të vëreni gjithnjë e më shumë lagështi në shtëpinë tuaj. Mund të jetë e vështirë për ta parandaluar kondensimin në dritare kur temperatura bie, megjithatë, ekzistojnë disa metoda efektive dhe të lira për ta trajtuar këtë problem.


A duhet ta lani dyshemenë me ujë të ngrohtë?
Lexo po ashtu A duhet ta lani dyshemenë me ujë të ngrohtë?

Edhe pse ky është një problem i zakonshëm në shumicën e shtëpive, njerëzit shpesh pyesin se çfarë e shkakton kondensimin ose si ta heqin qafe atë. Kondensimi ndodh kur ajri i ngrohtë i brendshëm bie në kontakt me një sipërfaqe të ftohtë dhe nëse nuk hiqet shpejt mund të shndërrohet në myk dhe të përbëjë një kërcënim për shëndetin tuaj.

@fenrahalesari

Damp Home ? My mum taught me this trick! #lifehack #damphome #damp #renovation #newhome #building #mumhack #dehumidifier #water #foryoupage #cheap #bargin #moneysavinghack #moneysavingtips

♬ original sound – Fenrah

Përdoruesja e TikTokut, Fenrah Alesari, ndau një zgjidhje për të hequr qafe lagështinë në dritare duke përdorur dy gjëra. Ajo zbuloi një këshillë që ia mësoi nëna e saj, e cila përfshin dy mënyra për të luftuar lagështinë duke përdorur kripë dhe rërë macesh.

Erëzën e njohur mund ta përdorni edhe në mënyra të tjera, kanella është një agjent i shkëlqyer pastrimi
Lexo po ashtu Erëzën e njohur mund ta përdorni edhe në mënyra të tjera, kanella është një agjent i shkëlqyer pastrimi

Fenrah tregoi se nëse hidhni kripë në një enë plastike, ajo do ta thithë lagështinë. Në mënyrë të ngjashme, nëse mbushni çorapet dhe getat e vjetra me rërë maceje dhe i shpërndani nëpër shtëpi, ato duhet të bëjnë të njëjtën punë si një delagështues ajri.

Më pas, ajo ka postuar një video të rezultatit, pra ka treguar se çfarë do të ndodhë më pas. Duke treguar kutinë e kripës pas katër deri në pesë javë, Fenrah shpjegoi: “Kështu duket kripa. Mund ta shihni se ka pak lëng atje”.

@fenrahalesari

Reply to @shielinghide Part 2 Dehumidifier hack. Im told you can just dry out the cat litter too but I’ve not tried it #lifehack #dehumidifier #damp #renovation #DIY #damphome #moisture #usefultips #part2 #mumhack #newhome #cheap #moneysaving #moneysavingtips #bargin #moneysavinghack #tips

♬ original sound – Fenrah

Nëse kripa duket me gunga dhe duket e lagur, ajo tha se është padyshim koha për ta ndryshuar atë së shpejti.

Truku me letrën higjienike mund të zvogëlojë faturat tuaja të ngrohjes: Është efikas dhe plotësisht i sigurt
Lexo po ashtu Truku me letrën higjienike mund të zvogëlojë faturat tuaja të ngrohjes: Është efikas dhe plotësisht i sigurt

“Mund ta shkundni pak kutinë për ta sjellë në jetë. Më duket se kjo ndihmon”, është shprehur Fenrah. Pas shtatë ditësh, duhet të bëni një “provë brumosje” në rërën e maceve, dhe nëse është vërtet e mbushur me lagështi, nevojitet një ndërrim. /Telegrafi/