LAJMI I FUNDIT:

A duhet ta lani dyshemenë me ujë të ngrohtë?

A duhet ta lani dyshemenë me ujë të ngrohtë?

Mbajtja pastër e shtëpisë, e sidomos e dyshemesë është një sfidë më vete për gratë. Sa herë e keni kapur veten “mat” me detergjentet e ndryshme që i hidhni kovës së ujit, aromatizuesit, pastruesit që ju ndihmojnë në larjen më të thellë e kësisoj në mbajtjen pastër të dyshemesë?

Por, nëse ka njolla vaji, pluhura apo papastërti, ndodh që gratë të zgjedhin ujin e ngrohtë si alternativë, me idenë se kjo teknikë pastron më mirë dhe është më efikase në rezultatin e mbajtjes pastër së dyshemesë.


Nuk ka dyshim se uji i ngrohtë mund të ndihmojë në largimin e substancave që kanë ngecur për një kohë të gjatë në dysheme, por kjo mund të shkaktojë dëmtime afatgjata në disa lloje dyshemesh.

Nëse keni dysheme druri ose laminat, duhet të shmangni përdorimin e ujit të nxehtë sepse dëmton materialin, shkruan House Digest.

Dyshemetë prej druri mund të zgjerohen nga nxehtësia apo lagështia e ujit. Me kalimin e kohës, kjo çon në plasaritjen dhe lëvizjen e dërrasave të dyshemesë, duke i nxjerr jashtë funksionit.

E njëjta gjë vlen edhe për pastrimin me avull të dyshemeve prej druri. Fshesa me avull i ekspozon dërrasat e dyshemesë ndaj ujit të nxehtë pothuajse njësoj sa pastrimi me ujë të ngrohtë. Ky zakon krijon një mjedis lagështie që depërton në materialin e drurit.

Truk fenomenal për dysheme të shkëlqyera: Këtë përbërës të gjithë e keni në shtëpi
Lexo po ashtu Truk fenomenal për dysheme të shkëlqyera: Këtë përbërës të gjithë e keni në shtëpi

Përdorni ujë të ngrohtë vetëm në dyshemetë me pllaka ose porcelan

Në këtë material ju mund të përdorni pa frikë ujin e ngrohtë për heqjen e njollave dhe papastërtive pa dëmtuar dyshemenë, citon Anabel.

Përdorni një furçë me qime të ashpra si fillim për të larguar papastërtitë dhe më pas me një kovë me ujë të ngrohtë dhe leckë pastroni të gjithë sipërfaqen. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori