LAJMI I FUNDIT:

Truk fenomenal për dysheme të shkëlqyera: Këtë përbërës të gjithë e keni në shtëpi

Truk fenomenal për dysheme të shkëlqyera: Këtë përbërës të gjithë e keni në shtëpi

Mbase tingëllon pabesueshëm, mirëpo çaji i zi do t’i pastrojë me themel dyshemetë, mirëpo edhe do t’i bëjë të shkëlqejnë

Veç kësaj, nuk do të thithni kimikate nga mjetet për pastrim dhe politurë të dyshemeve, transmeton Telegrafi.


Nxehni tenxheren me ujë dhe në ujë të vluar qitni dy qese çaj të zi. Lërini çajin të qëndrojë disa minuta.

Leckën për pastrim njomeni në çaj dhe kullojeni mirë. Pastaj fshini dyshemenë dhe kënaquni me rezultatin fantastik.

Është me rëndësi që për pastrimin e dyshemeve të përdorni ekskluzivisht çaj të zi, jo çaj të zi në kombinim me çaje të tjera, sepse thartira tanin nuk krijon shkëlqim.

Nëse dyshemetë ju janë shumë të ndotura dhe nëse një kohë të gjatë nuk i keni pastruar, më parë do të detyroheni që t’i lani me detergjent dhe ujë, pastaj edhe njëherë t’i pastroni vetëm me ujë.

Dhe vetëm pastaj, dyshemenë pastrojeni me çaj të zi.

Gjithashtu, dyshemetë e drurit gjithmonë fshini me leckë të kulluar mirë, sepse teprica e lagështisë hyn në të çarat midis dërrasave, dëmton parketin dhe mund të shkaktojë ngritje të tij. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Bëje vet
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

Lifestyle
Kalo në kategori