LAJMI I FUNDIT:

Si të rrisni vjollcën afrikane gjatë dimrit: Këshilla për t’u kujdesur për lulen tuaj të preferuar të dhomës

Si të rrisni vjollcën afrikane gjatë dimrit: Këshilla për t’u kujdesur për lulen tuaj të preferuar të dhomës

Lulëzon me lule tepër të bukura, delikate dhe të mëndafshta, që i ngjajnë kadifesë, në ngjyrë të bardhë, rozë, të verdhë dhe vjollcë, madje deri në dhjetë muaj gjatë vitit

Megjithatë, edhe pse shumica e duan dhe e zgjedhin atë, jo të gjithë arrijnë ta kultivojnë me sukses, kështu që vjollcat shpesh vyshken pas lulëzimit të parë, transmeton Telegrafi.


Me këshillat e mëposhtme do të shihni gabimet më të zakonshme dhe do të merrni një zgjidhje për kujdesin e kësaj luleje delikate, kështu që do të sigurohet rritja dhe lulëzimi i suksesshëm.

Burim i përshtatshëm drite

Sigurojini vjollcave një burim të mirë drite, më idealja është një dritare, por ato nuk duhet të jenë të ekspozuara kurrë direkt ndaj rrezeve të diellit.

Gjithashtu, një vend shumë i nxehtë nuk është i mirë për to, por temperatura nuk duhet të jetë nën 15 gradë ose mbi 27.

Duke qenë se i ftohti shpesh depërton në lule nga dheu, duhet të bëni izolim me një cope stiropori, që do të jetë një izolues midis bazës dhe vetë saksisë nëse e mbani në beton ose në një lloj dyshemeje më të ftohtë.

Ujitja

Zgjedhja më e mirë është ujitja me ujë të ndenjur në temperaturën e dhomës. Rekomandohet të hidhni ujë në tabaka e tenxhere, dhe jo direkt në tokë. Pas gjysmë ore, derdhni ujin e tepërt, vjollca do të thithë sasinë e nevojshme të lëngut gjatë asaj kohe.

Kur është në fazën e lulëzimit, bëni kujdes të mos e teproni me sasinë e ujit, sepse atëherë ka nevojë për shumë më pak lëngje se zakonisht.

Nëse vëreni se fillon të thahet, ndërsa keni siguruar ujitje të rregullt dhe pozicion të mirë, prapëseprapë do të thotë se e keni tepruar me sasinë e ujit. Në këtë rast, gjithçka nuk është e humbur – thjesht vendoseni lulen në një tokë të re.

Gjethet e verdha dhe mungesa e lulëzimit

Këto dukuri tregojnë mungesë drite. Shumë dritë nuk i bën mirë as bimës, në këtë rast do të shfaqen njolla në gjethe dhe lule, ndaj reagoni në përputhje me këtë ndryshim. Do të ishte mirë ta ktheni saksinë herë pas here dhe kështu lulja do të ketë sukses më së miri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori