LAJMI I FUNDIT:

Si do të punojë Kuvendi i Maqedonisë në kushte të Covid-19?

Si do të punojë Kuvendi i Maqedonisë në kushte të Covid-19?

Përbërja e re parlamentare është e njohur, me ndryshime të pritura varësisht nga ajo se kush prej atje do të shkojë në ujërat ministrore ose në pozicione të tjera në pushtetin ekzekutiv. Afati për thirrjen e seancës konstitutive nga kryeparlamentari Talat Xhaferi është 4 gushti, dhe ai tashmë deklaroi se deri atëherë do ta thirr seancën. Shërbimet parlamentare përgatiten në përputhje me masat për mbrojtje nga virusi korona për mbajtjen e seancës konstitutive në sallën e madhe me kupolë ku do të sigurohet distanca përkatëse mes deputetëve, nëpunësve parlamentarë dhe personave të tjera që duhet të jenë të pranishëm. Votat në këtë seancë do të numërohen me dorë, e me siguri edhe në ato pas saj nëse merret parasysh se në të nuk ka të instaluar sistem të votimit.

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, pritet që menjëherë të fillohet me zgjedhjen e mënyrës së punës në Kuvendin e ri, duke i marrë parasysh masat parandaluese për mbrojtje nga Kovid-19, por edhe resurset dhe mundësit të cilat i ka në dispozicion Kuvendi dhe objekti i tij. Janë të mundshme disa skenarë, po madje edhe mbajtje të seancave në distancë (online), për çka nevojitet ndryshim të Rregullores për punën e Parlamentit, por edhe parakushte teknike në kuptim të pajisjes përkatëse dhe kompjuterë, si dhe program kompjuterik dhe mbrojtje të sigurisë. Kuvendi, sipas informacioneve të shërbimeve, pjesërisht i plotëson kushtet për mbajtjen e seancave në distancë, ndërsa duhet të sigurohet softuer për dallimin e fytyrës së deputetëve (face recognition software). Deputetët votojnë për ligje dhe çështje me interes serioz kombëtar dhe shtetëror, kështu që duhet doemos të garantohet se pikërisht ata votojnë.


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë bisedës për MIA-n javën e kaluar konfirmoi se për mbajtjen e seancave onlajn nevojitet ndryshim i Rregullores për punë dhe se për këtë duhet të vendosë përbërja e re e Parlamentit. Pavarësisht nga situata me Kovid-19, Kuvendi kërkoi ndryshimin e sistemit aktual për votim në sallën e Parlamentit. Xhaferi siguroi mjete me rishikimin e Buxhetit për sivjet, por më pas këto para i janë marrë Kuvendit për shkak të krizës me virusin korona.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, njëri prej skenarëve që do të ishte i mundshëm është mbajtja e seancave si në Parlamentin serb, gjegjësisht nga dhjetë deputetë nga grupi parlamentar të jenë në sallën plenare ose të ndërrohen, ndërsa votimi të jetë në Sallën e madhe me Kupolë dhe votat të numërohen me dorë meqë atje tani nuk ka kushte për instalimin e sistemit të votimit

Seanca parlamentare dhe të komisionit në përputhje me protokolle shëndetësore

Anëtarë të Komisionit të sëmundjeve ngjitëse bashkë me anëtarët e Komisionit të formuar nga shërbimi parlamentar i kanë kontrolluar së bashku të gjitha aktivitetet e ndërmarra me urdhër të Xhaferit në raport me respektimin e masave parandaluese për mbrojtje nga përhapja e virusit korona dhe mbajtjes së seancës konstitutive, por edhe seanca të tjera plenare, si dhe seancat e komisioneve parlamentare.

– Në Kuvend ishte kryetari i Komisionit të sëmundjeve ngjitëse që t’i shqyrtojmë protokollet, tha Xhaferi për MIA-n, duke përsëritur se seancën konstitutive do ta thërrasë në afatin, që skadon më 4 gusht, dhe se ajo do të mbahet në sallën me Kupolë të madhe ku mund të respektohet mirëmbajtja e distancës.

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Cvetanka Ivanova shprehet se prej fillimit të krizës respektohen masat në ndërtesën e Parlamentit. Për seancën konstitutive bën të ditur se grupi punues i Parlamentit punon drejtpërdrejt me një anëtar të Komisionit të sëmundjeve ngjitëse.

– Do të respektohen të gjitha protokollet. Grupi i punës i cili ka përfaqësues të Komisionit për sëmundje ngjitëse është në fazën përfundimtare. Seanca, siç e dini, do të mbahet në Sallën e madhe me Kupolë. Do të sigurohen të gjitha masat mbrojtëse për të gjithë të përfshirët, si dhe për mysafirët e ftuar ashtu edhe për gazetarët. Konferencat për media do të mbahen në Sallën e kristaltë, e cila është më e madhe. Për grupet parlamentare, që do të formohen, janë siguruar sallë të veçanta, të mëdha që të mund të sigurohet distancë, sqaron Ivanova. Para mbajtjes së seancë konstitutive tërësisht do të dezinfektohet objekti i Kuvendit, ndërsa kjo në muajt e kaluar është bërë edhe dy herë.

Në ditën e mbajtjes së Seancës konstitutive do të matet temperatura e secili që do të vjen në godinën e Parlamentit, deputetët dhe të ftuarit tjerë do të pranohen nga protokolli dhe do të dërgohen saktësisht deri te vendi ku do të duhet të ulen.

Për atë se si do të zhvillohen seancat plenare më pas edhe seancat e trupave punuese, shprehet se, sipas kushteve do të miratohen edhe protokolle të këtilla, porse për këtë duhet të vendosin kryetari i Kuvendit dhe koordinatorët e rinj të grupeve parlamentare, dhe se gjithçka do të varet nga vullneti politik i atyre që janë të përfaqësuar në Parlamentin.

Prej fillimit të pandemisë, ndonëse deputetët tashmë ishin shpërndarë, respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19. Ivanova për MIA-n shprehet se në hyrjen e godinës ka mjete të dezinfektimit, si sfungjer me mjete për dezinfektim për këpucë dhe mjet për dezinfektimin e duarve. Në secili kat dhe para secilës sallë të madh ka aparate pa kontakt për dezinfektim të duarve. Të punësuarit në shërbimet parlamentare nëpër ndërtesën lëvizin me maska, ndërsa në zyrë nuk ka më shumë se dy veta, e nëse madhësia nuk lejon atëherë nga një nëpunës. Vazhdimisht dezinfektohet dhe fshihen dorëzat e bravave dhe grilat e shkallëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori