LAJMI I FUNDIT:

Si të përmirësoni tretjen dhe të eliminoni fryrjen? Këto ushtrime stimulojnë tretjen dhe largojnë toksinat nga trupi

Si të përmirësoni tretjen dhe të eliminoni fryrjen? Këto ushtrime stimulojnë tretjen dhe largojnë toksinat nga trupi

Ushqimi jo i përshtatshëm dhe ritmi i shpejtë i jetës ndikojnë keq në të gjithë organizmin dhe disa nga pasojat më të shpeshta janë tretja e dobët

Mënyra e shpejtë e jetës na imponon ritmin e tij, kështu që shpesh nuk arrijmë t’i përmbahemi planit tonë të dietës, përdorim ushqime të pashëndetshme dhe i anashkalojmë vaktet, transmeton Telegrafi.


Ky problem më së shumti prek njerëzit që udhëtojnë shpesh dhe ndryshojnë shprehitë e tyre të ushqimit.

Pasojat më së shpeshti janë problemet me tretjen dhe fryrjet e barkut, ndaj zakonisht përdorim ilaçe për të zgjidhur problemin.

Megjithatë, ka shumë mënyra më të mira. Provoni joga abdominale që mund të bëni në çdo kohë dhe kudo.

Ajo përbëhet nga ushtrime të lehta që zgjasin 18 minuta dhe bazohet në frymëmarrje të ndërgjegjshme, e cila ka një efekt të dobishëm në të gjitha organet e brendshme.

Praktikimi i rregullt e kësaj joge do t’ju ndihmojë të ruani ekuilibrin e sistemit limfatik dhe të tretjes dhe të çlironi trupin tuaj nga toksinat e grumbulluara.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori