LAJMI I FUNDIT:

Si të mbroni fëmijët nga dielli

Si të mbroni fëmijët nga dielli

Ndërsa termometrat tregojnë çdo ditë temperatura të larta dhe meteorologët konstatojnë se një situatë e tillë do të vazhdojë edhe në ditët që vijojnë, specialistët e mjekësisë japin këshillat për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve nga vapa.

Shijojeni kohën tuaj të lirë duke marrë rreze dielli, por pa u dëmtuar. Dermatologët kudo në botë thonë që varet vetëm nga ne nëse dielli është një mik i mirë apo një armik i pamëshirshëm: duhet të mësojmë të mbrohemi mirë. Dhe sidomos ta ruajmë sa më
mirë lëkurën e butë e delikate të fëmijëve.

Ajo ka nevojë për një mbrojtje shumë të lartë, që të shmangë eritemat dhe djegiet dhe të stimulojë mbrojtjen e tij natyrale, nxirjen.

Gjithmonë në hije nga ora 12.00 deri në 16.00

Na takon neve detyra që të parandalojmë dëmet më të rënda. Mbi të gjitha duhet t’i mbajmë fëmijët larg nga dielli në ato orë që është piku i tij, domethënë nga ora 12 deri në 16. Dhe gjatë pjesës tjetër të ditës duhet t’i mbrojmë me kremra filtrues, që duhet të përhapen në mëngjes përpara se të shkoni në plazh, duke e përsëritur këtë gjë çdo dy orë, edhe nëse fëmija lahet në det edhe nëse vetëm luan në rërë.

Për kremrat mbrojtës mjafton vetëm të zgjidhni. Duhet të keni kujdes treguesit e mbrojtjes, që për më të vegjlit duhet të kenë vlera nga 25-50.

Një ditë ose disa orë para, provojeni si do të reagojë kremi në lëkurën e fëmijës suaj duke e vendosur atë vetëm në një sipërfaqe të lëkurës, me këtë rast do të mund të vëreni nëse shfaqet ndonjë reaksion alergjik ose reaksion tjetër i ngjashëm.

Procedura e vendosjes së kremit duhet përsëritur dhe para hyrjes në ujë edhe pas daljes nga uji. Duhet pasur kujdes në mbrojtjen e pjesëve të ndjeshme (fytyra, hunda, buzët). Sytë e fëmijës janë shumë të ndjeshëm në diell, prandaj ato duhet të mbrohen me syze të cilat mbrojnë nga rrezet e diellit.

Gjatë qëndrimit në diell fëmija duhet konsumojë ushqime të stinës të pasura me vitamina dhe shumë lëngje, pasi që dielli shumë shpejt mund ta thajë lëkurën dhe ta dehidrojë organizmin. Foshnjat duhet të jenë të veshura me tesha dhe të mbajnë kapelë, ndërsa nuk duhet të qëndrojnë jashtë në kohën kur intensiteti i rrezatimit është shumë i madh

Asnjëherë pa kapele dhe syze të errëta

Përveç lëkurës duhet të mbroni edhe kokën dhe sytë e fëmijëve. Pra kapela dhe syzet e diellit janë të domosdoshme, së bashku me një bluzë të bardhë për ta mbuluar kur e zë gjumi poshtë çadrës. Po në ujë? Fëmijët kanë një sistem termorregullimi që ende nuk është i zhvilluar plotësisht: kjo do të thotë që ata nuk i ndiejnë të dridhurat nga të ftohtët që i bën të rriturit të dalin nga uji.

Përsa i përket diellit, lëkura e fëmijëve duhet mbrojtur edhe kur ai është në det, sepse deti nuk i ndalon rrezet ultravjollcë. Për këtë duhet zgjedhur produktet kundër ujit.

Këshillat tona

Nuk është aspak e vështirë që t’u mësojmë fëmijëve se si të mbrohen. Mjafton të bëni këtë lojë të thjeshtë. Lëreni të qëndrojë me këmbë dhe thoni se duhet të shikojë hijen e tij: nëse ajo është me e gjatë sesa gjatësia e tij mund të rrijë në diell, nëse është më e shkurtër më mirë të shkojë të rrijë nën çadër.

• Rrezet “armike” të lëkurës janë rrezet ultravjollcë, të tipit B dhe A: të parat shkaktojnë djegie dhe eritema, të dytat dëmtojnë indet duke i plakur ato. Ja pse është e nevojshme një mbrojtje e efektshme.

• Informohuni menjëherë se ku është urgjenca më e afërt që mu duhet për raste nevoje (pickimet nga kandidat e detit, apo djegiet). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori