LAJMI I FUNDIT:

Si të mbillni hudhrat në një saksi gjatë pranverës

Si të mbillni hudhrat në një saksi gjatë pranverës

Ju duhen disa thelpinj – rritini ato në tarracë ose dritare

Hudhra është një nga ushqimet më të shëndetshme dhe një shtesë e preferuar e shumë ushqimeve, dhe tani mund ta kultivoni në banesën tuaj – në tarracë ose dritare.


Nëse jeni adhurues i kopshtarisë, por jetoni në banesë dhe në kushte qyteti, me disa truke mund të bëni mini-kopshtin tuaj.

Rritja e hudhrës nuk është e komplikuar dhe nuk kërkon shumë mirëmbajtje, dhe gjëja kryesore është ta mbillni atë në kohë, transmeton Telegrafi.

Mbillet në vjeshtë ose në pranverë, ndaj tani është koha ideale për ta mbjellë në mini-kopshtin tuaj.

Gjëja e parë që ju nevojitet është një saksi. Blini një enë të zgjatur dhe të thellë me vrima kullimi në fund. Dheu duhet pasuruar me minerale të dobishme. Nëse nuk mund të gjeni pleh të thatë, atëherë është më mirë të blini dhé të pasuruar nga një dyqan lulesh aty pranë.

Përpara mbjelljes, mbështillni një thelb hudhër me pambuk të lagur për ta ndihmuar të mbijë. Lëreni të qëndrojë për disa ditë derisa të mbijë dhe më pas është koha për të mbjellë. Bëni vrima të vogla në vendin me lagështi, jo më të mëdha se tre centimetra. Vendosni thelpinjtë dhe mbulojini me dhé. Mos mbillni më shumë se katër thelpinj në një vazo, nëse është ajo e zakonshme me përmasa klasike. Për rritje normale, distanca duhet të jetë rreth tetë centimetra.

Hudhra pëlqen nxehtësinë e moderuar. Do të ishte mirë që menjëherë ta vendosni vazon në një vend me diell. Nuk ka nevojë për kujdes të veçantë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka nevojë për temperaturë të ngrohtë të dhomës, si dhe ujitje të mjaftueshme.

Ujitni thelpinjtë 2 herë në javë, por sigurohuni që të mos ketë shumë lagështi, veçanërisht kur shfaqen kërcellet e para jeshile. Nëse i gjithë kultivimi shkon sipas planit, ju do ta keni hudhrat e para brenda rreth dy muajsh.

Në videon e mëposhtme shikoni si të mbillni hudhra në tarracë.

 #garlic #howtowithjessie #growing #fyp ♬ Memories (Drinks Bring Back) – Ajay Stephens

/Telegrafi/