LAJMI I FUNDIT:

Si të jetoni më gjatë: Vaji magjik që i parandalon sëmundjet e zemrës dhe vdekjen e parakohshme

Si të jetoni më gjatë: Vaji magjik që i parandalon sëmundjet e zemrës dhe vdekjen e parakohshme

Konsumimi i një diete të shëndetshme – që përfshin të paktën pesë porcione pemë e perime në ditë – mund ta zvogëlojë rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Edhe ushtrimet e rregullta fizike mund të ndikojnë në atë se sa vite do të jetoni – ku ekspertët rekomandojnë t’i bëni të paktën 150 minuta aktivitet në javë, transmeton Telegrafi.


Thënë më thjesht, jetëgjatësinë mund ta rritni duke bërë ndryshime në stil të jetesës.

Por, përveç kësaj, ekspertët tregojnë se edhe vaji i ullirit mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë duke i zvogëluar rreziqet e sëmundjeve të zemrës

Sëmundjet e zemrës janë një nga shkaktarët më të mëdha të vdekjeve në botë.

Por, nutricistet Juliette Kellow dhe Dr. Sarah Brewer pohojnë se vaji i ullirit është çelësi për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe për reduktimin e kolesterolit të gjakut.

Gjaku është ai që i jep trupit jetë, duke bartur oksigjen dhe vlera ushqyese në qeliza dhe duke i larguar toksinat, ndërkaq zemra është pompa e cila e mban gjakun të qarkullojë.

Çdo pengim në qarkullim të gjakut mund t’jua ndryshojë jetën për keq, por nutricioni mund t’ju ndihmojë ta mirëmbani shëndetin e zemrës edhe në moshë të shtyrë.

Vaji i ullirit është i pasur në veçanti me acid oleik, i cili e zvogëlon kolesterolin e keq.

Edhe studimet laboratorike kanë treguar se folifenolet që gjenden në vaj të ullirit mund ta mirëmbajnë zemrën të shëndetshme falë fuqive antioksiduese që kanë.

Ndër tjerash, vaji i ullirit mund t’ju mbrojë edhe nga kanceri dhe t’jua zvogëlojë shanset e sulmit në tru deri në 41%. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori