LAJMI I FUNDIT:

Si ta qëroni pataten për 1 sekondë – vetëm me duar!

Si ta qëroni pataten për 1 sekondë – vetëm me duar!

Nëse dëshironi të hani pure patatesh apo sallatë patateje, atëherë ky truk do t’ju kursejë kohë sepse mund t’i qëroni patatet për një sekondë.

Siç edhe mund ta dini vetë, në mënyrë që patatet të mbesin të shijshme dhe t’i ruajnë vlerat ushqyese, më së miri është të konsumohen të ziera, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, nëse planifikoni të bëni pure patatesh apo sallatë, dhe pastaj të pritni që patatet të ftohen, qërimi i tyre mund të jetë proces më i mundimshëm.

Megjithatë, falë një tasi me akull, tani qërimi i patateve është proces shumë i lehtë dhe i kënaqshëm.

Krejt çfarë duhet të bëni është t’i zieni patatet mirë dhe pastaj t’i merrni dhe t’i vendosni në një enë me ujë të akullt për 10 sekonda.

I nxirrni nga ena dhe për një sekondë mund t’i qëroni me duar. Kaq pra mjafton. /Telegrafi/