LAJMI I FUNDIT:

Si ta përgatisni kopshtin për dimër

Si ta përgatisni kopshtin për dimër

Po ju zbulojmë se çfarë është e nevojshme të bëni në mënyrë që lulet tuaja dhe kopshti ta presin në mënyrën sa më të mirë pranverën

Kjo periudhë e vitit shpesh na dhuron disa ditë me qiell të pastër dhe me temperatura mbimesatare kur janë kushtet e përsosura për punët përfundimtare në kopsht, në mënyrë që t’i ruajmë lulet për sezonin e ardhshëm.


Para ngricave të para të mëngjesit do të duhej t’i rimbillni lulet dhe bimët e ndjeshme në saksi, pastaj t’i zhvendosni në hapësirë të mbyllur dhe kështu t’i mbroni nga era dhe temperaturat e ulëta, transmeton Telegrafi.

Lulet e ndjeshme, të cilat mbeten në dhé mbështillni me hasra, pëlhura apo me materiale të ngjashme të cilat do t’i mbrojnë dhe njëherësh do t’u mundësojnë që të marrin “frymë”.

Bimët jogjethërënëse lidhni me spango në mënyrë që të mos thyhen nga erërat e forta apo pesha e borës.

Nëse dëshironi të mbillni bar, vjeshta është koha ideale, sepse dheu është ende i ngrohtë.

Barin ekzistues pastrojeni mirë nga fletët e rëna dhe barojat. Barin duhet kositur në 2 deri 3 cm lartësi. Në vendet ku bari është rralluar, mbillni sërish.

Fletët e rëna mos i hidhni, sepse nga to mund të bëni komposto. Fletët janë burim i shkëlqyeshëm i materieve ushqyese dhe i materieve organike.

Komposton bëjeni duke bërë një shtresë fletësh prej rreth 10 centimetrash në lehe lulesh dhe mbuloni me një shtresë dheu.

Madje edhe nëse mëngjeset e acarta afrohen, nuk është vonë për mbjellje. Perimet me fletë siç janë spinaqi apo sallatat e caktuara mund t’i mbillni në mini-serra, përkatësisht në sëndukë qelqi, të cilat gjithashtu do të zbukurojë kopshtin tuaj.

Nëse planifikoni mbjellje të pemëve apo të murit të gjallë, tani janë kushtet ideale.

Fidanëve u përshtatet dheu i lagësht, ndërsa temperaturat nuk bien nën zero.

Mund të mbillni të gjithë fidanët gjetherënës dhe pemët jogjethërënëse, shkurre, si edhe mure të gjalla.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori