LAJMI I FUNDIT:

Si ta mësoni lepurin të jetojë në banesë

Si ta mësoni lepurin të jetojë në banesë

Gërryerja është nevojë natyrale dhe sjellje normale e lepujve, mirëpo do të duhej orientuar në atë drejtim se çka mund të gërryejnë dhe çka duhet të shmangin, posaçërisht nëse keni vendosur që të mbani lepur si kanakar shtëpiak

Degë të drurëve të mollëve apo të shelgut, lodra për lepuj, baza të patrajtuara nga bari, kuti kartoni e të ngjashme paraqesin zgjedhje të mirë për gërryerje.

Nuk duhet lejuar që të vrapojë lirisht nëpër shtëpi, së paku jo në fillim. Prandaj duhet zgjedhur hapësirën e kufizuar në të cilën stërvitja do të jetë e lehtë, ndërkaq lepuri i sigurt.

Telat e rrymës janë shumë të rrezikshme për lepurin, prandaj duhet që të mbrohet plotësisht.

Gjithashtu do të duhej mbrojtur mobiliet dhe objektet e tjera potencialisht joshëse dhe të vlefshme, transmeton Telegrafi.

Lepuri nuk mund të dijë instinktivisht që i është e ndaluar të gërryejë mobilet dhe objektet e tjera në shtëpi, prandaj pronari duhet ta mësojë që të mos e bëjë atë.

Stërvitja duhet të fillojë sa më parë, për t’u parandaluar shprehitë e këqija.

Kurdo që lepuri provon të gërryejë diçka që nuk do të duhej, duhet t’i thuhet prerazi “jo” (por pa britmë), të duartrokitet dhe t’i jepet lepurit alternativë për gërryerje.

Nëse me këmbëngulje kthehet dhe gërryen mobiliet etj., ndërkaq i refuzon lodrat për gërryerje, duhet që përkohësisht të futet në kafaz.

Alternativë tjetër është përdorimi i kufizuar i transporterit me rastin e lojës. Lepuri me kalimin e kohës do të qetësohet dhe gërryerjen do ta rrallojë, mirëpo duhet mbajtur në mend që durimi dhe këmbëngulësia janë faktori më i rëndësishëm i stërvitjes.

Gërryerja nëpër tepih

Për shkak të nevojës së natyrshme të këtij kanakari për të bërë vrima, duhet t’i sigurohet hapësira për “punën” e tillë, duke përdorur kuti të thellë kartoni (njërën anë priteni, por bëni vrimën në mënyrë që lepuri pa vështirësi të mund të hyjë dhe të dalë nga kutia).

Ambientin mund ta mbuloni me disa lodra apo ëmbëlsira në mënyrë që këtë veprim ta bëni sa më interesant. Mundeni të përdorni kuti të vogla apo enë me letra të prera apo me sanë.

Nëse lepuri me këmbëngulje kthehet dhe bën vrima nëpër gjërat nëpër të cilat nuk do të duhej, përveç vendosjes së përkohshme në kafaz, si njërën ndër alternativet për “qetësim” duhet pasur në konsideratë edhe sterilizimin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori