LAJMI I FUNDIT:

Si ta kaloni natën e Vitit të Ri, nëse s’keni bërë asnjë plan

Si ta kaloni natën e Vitit të Ri, nëse s’keni bërë asnjë plan

Pyetja e ditës, “Çfarë do bëni për Vit të Ri? Nga do shkoni?!” bëhet edhe më e sikletshme kur s’ke asnjë lloj plani

Gjithçka që di është që të shtëpisë u furnizuan me ushqime dhe bakllavaja u bë. E dala pas 12-ës s’të motivon shumë, por dhe ta nisësh 2020-ën në gjumë…Sikur s’shkon.


Asnjë nga planet që kishe në mendje nuk u realizua, por s’ka problem. Darka e ndërrimit të viteve mund të jetë shumë herë më e këndshme me ide spontane. Disa prej tyre, do t’i gjeni më poshtë:

1. Gjeni një shok tjetër që s’ka plane dhe kthejeni në natë lojërash

Nëse të paktën një prej miqve të ty s’ka asgjë më të mirë për të bërë, sugjeroji të luani teksa pini verë dhe hani ushqim të mirë. Merrni letra, “Mos u nxeh” dhe çdo lloj loje që preferoni dhe futuni në atmosferë. Mund të përfshini edhe mamin, nënën, gjyshin që me batutat e tyre unike do t’i japin natës shije tjetër.

2. Shijo spektaklin e fishekzjarrëve

S’po të rrihet në shtëpi? Pas 12-ës, merr të dashurin, motrën, shoqen dhe bëj një xhiro nëpër qytet. Shijo spektaklin e fishekzjarrëve, bëj disa foto, shkëmbe disa urime dhe kthehu sërish në shtëpi. Magjinë e festave e ndjeve.

3. Bëj një darkë të veçantë!

Nëse e ke ndarë mendjen që do rrish në shtëpi, surprizoji ti pjesëtarët e familjes. Përgatit ca pjata të reja, ekstravagante dhe të shijshme. Mund të ftosh dikë dhe ta shijoni të gjithë tryezën që më në fund, u shtrua njëherë nga ty. Për çdo paqartësi në recetë, kliko në internet!

4. Kafja lagjes nuk të zhgënjen kurrë!

Nëse planet u prishën momentin e fundit dhe për ty është shumë e rëndësishme të bësh diçka ndryshe atë natë, zbrit tek kafja jote e preferuar. Ndoshta nuk është lokali më luksoz, por kujto sa kujtime ke të mbledhura atje. Përveç kësaj, mund të takosh njerëz nga e shkuara jote dhe s’i dihet çfarë tjetër sjell momenti.

5. Ktheje në spektakël atmosferën

Qejfi s’bëhet vetëm jashtë! Merrni një ose dy shokë/shoqe dhe pas ca gotave të mira vere, ca batutash dhe pjatash të boshatisura, hapni Youtube-in dhe le të fillojë festa! Kërceni e këndoni gjer në mëngjes dhe pastaj ndjehuni krenarë që nuk shpenzuat asnjë qindarkë për rezervimet e shtrenjta në klube nate, ku kurrsesi nuk do të kishit kërcyer siç bëtë, sipas qejfit tuaj! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori