LAJMI I FUNDIT:

Si ta forcojmë imunitetin e hundës për luftimin e COVID-19

Si ta forcojmë imunitetin e hundës për luftimin e COVID-19

Këto ditë, shqetësimet tona rreth “sezonit të sëmundjeve” janë rritur përtej frikës nga një ftohje ose grip i thjeshtë.

Ndërsa asgjë nuk mund të na bëjë totalisht të paprekshëm nga sulmet virale, forcimi i imunitetit të hundës së trupit mund të ndihmojë, pohon mjeku-shkencëtar William W. Li, “Mendoni për sistemin tuaj imunitar si super ushtarë. Forca të ndryshme speciale bëjnë gjëra të ndryshme”, shpjegon ai. “Coronavirus hyn në trup me inhalim, kështu që pjesa më e madhe e betejës zhvillohet në hundën tuaj. Nëse keni imunitet të fortë, ushtarët në hundën tuaj duhet të jenë në gjendje të trajtojnë infeksionin po aty”.

Por, si ta ndërtojmë imunitetin e hundës?

Është më lehtë sesa mund të mendonit – dhe mund të keni tashmë atë që ju nevojitet në shtëpi. “Kur bëhet fjalë për imunitetin, të gjithë flasin për atë që duhet të shmangni, por ju mund të shtoni gjëra në dietën tuaj për të rritur sistemet e mbrojtjes së trupit”, tha ai, shkruan First For Women.

Më poshtë gjeni tre sugjerime kryesore:

Pija më e mirë: Çaji i gjelbër

Të gjithë kanë dëgjuar që pirja e çajit të gjelbër mund të rrit metabolizmin – por rezulton se është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbrojtur trupin kundër viruseve si COVID-19. Studiuesit japonezë raportojnë se çaji i gjelbër mund të rrisë prodhimin e antitrupave që mbrojnë hundën me 70 për qind. “Çdo ditë, unë jam duke pirë çaj të gjelbër, i cili është i pasur me veti anti-inflamatore dhe që tregon se ka aftësi për të parandaluar infeksionin e frymëmarrjes”, pohon mjeku integrues Aviva Romm.

Ushqimi më i mirë: Kërpudhat

Ju mund të habiteni kur dini se një nga nxitësit më të mirë të imunitetit të hundës është tashmë në frigoriferin tuaj! “Kërpudhat përmbajnë një fibër të tretshme të quajtur beta-D-glukan që aktivizon antitrupat që mbrojnë indet tuaja të hundës”, pohon Dr. Li. Në të vërtetë, një studim klinik i njerëzve që hanë 1.3 gota kërpudha në ditë për një javë tregoi një rritje prej 55 për qind të antitrupave mbrojtës të virusit në pështymën e tyre.

Ushqyesi më i mirë: Vitamina D

Kjo vitaminë e fuqishme dihet se bën shumë gjëra që rrisin shëndetin – më e rëndësishmja, ndihmon që viruset të mos sulmojnë qelizat që veshin zgavrën e hundës. Studimet tregojnë se vitamina D e bollshme mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve akute të frymëmarrjes dhe pneumonisë me 64 për qind, dhe studiuesit në The Irish Medical Journal sugjeruan ngritjen e niveleve për të rritur rezistencën ndaj COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori