LAJMI I FUNDIT:

Si ta dalloni që bushtra juaj është mbarsë

Si ta dalloni që bushtra juaj është mbarsë

Mirëpritja e këlyshëve të vegjël në shtëpinë tuaj është një periudhë emocionuese. Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh kur kafsha juaj është mbarsur

Pavarësisht kësaj, është e rëndësishme të jeni të përgatitur në mënyrë që të minimizoni komplikimet dhe stresin gjatë mbarsjes.


Nëse keni vendosur ta çiftëzoni bushtrën tuaj, është e sigurt që mezi prisni të lindë këlyshë dhe dëshironi të ndiqni çdo fazë të mbarsjes. Mirëpo, a dini të dalloni kur bushtra është mbarsë? A dini t’i dalloni shenjat të cilat ju jep bushtra juaj?

Vazhdoni të lexoni dhe do t’i mësoni dallimet, transmeton Telegrafi.

Mbarsja te bushtrat zgjat midis 61 dhe 65 ditëve. Meqenëse nuk ka test shtëpiak për mbarsje të qenve (siç ka për njerëzit), dhe këto ndryshime fizike ndonjëherë nuk ndodhin deri në fazat e vonshme, shtrohet pyetja: si të dallohet mbarsja te bushtrat?

▪ Gjëndrat qumështore tashmë janë më të mëdha dhe me ngjyrë më të theksuar rreth 30 ditë pas çiftëzimit.
▪ Të vjella në mëngjes mund të shfaqen në pjesën e parë të mbarsjes.
▪ Stomaku i rritur – varësisht nga raca dhe madhësia e bushtrës së mbarsur. Stomaku zakonisht rritet prej 20 – 50 për qind, por mund të bëhet i dukshëm vetëm 6 javë para lindjes.
▪ Ndodh rritja e peshës trupore rreth ditës së 35-të të mbarsjes – rritja mund të shkojë edhe deri në 50 për qind të peshës normale të bushtrës.
▪ Oreks më i ulët apo qetësia e pazakonshme e bushtrës – këto janë shenjat e zakonshme.
▪ Ulja e oreksit ose qetësia e pazakontë e qenit – këto janë shenja të zakonshme, por nëse vëreni se kjo është konstante, duhet të konsultoheni me një veteriner.

Si të kujdeseni për bushtrën e mbarsur?

Në këtë periudhë bushtrat janë më të ndjeshme dhe kanë nevojë për pak kujdes shtesë. Filloni me të ushqyerit! Sigurohuni që t’i siguroni asaj ushqim me cilësi, me shumë yndyrë, proteina dhe minerale.

Sasia e ushqimit që i keni dhënë deri më tani duhet të rritet me 1.5 herë, ndaj përgatituni për kosto pak më të larta.

Tani që i dimë të gjitha këto, jemi gati të përcjellim pjesën tjetër të kësaj periudhe dhe të presim me padurim këlyshët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori