Si ta dallojmë kancerin e lëkurës: Ja cilat janë lythat që më shpesh kthehen në kancer të lëkurës
Çfarë ngjyre është kanceri i lëkurës? Ja çfarë vëmendje duhet t’u kushtoni lythave…
Kanceri i lëkurës shpesh njihet nga shfaqja e një lythi të ri ose nga ndryshimi i një lythi të vjetër.
Nëse lythi rritet, ndryshon formë ose ngjyrë, kruhet ose dhemb ose nuk është më simetrik, duhet të vizitoheni menjëherë te mjeku juaj.
Çdo shenjë inflamacioni në lyth është gjithashtu një simptomë e mundshme e kancerit, transmeton Telegrafi.
Lythi që shndërrohet më shpesh në kancer është ai që ka tri ose më shumë nuanca ngjyrë kafeje dhe të zezë. Gjithashtu, nëse shfaqet një njollë nën thua, dhe ju e dini se nuk ka pasur lëndime, duhet të bëni një kontroll mjekësor.
Statistikat tregojnë se melanoma shfaqet më shpesh te meshkujt në gjoks, ndërsa te femrat, në këmbë dhe kurriz.
Kanceri i lëkurës shihet më së shpeshti në zonat e ekspozuara ndaj diellit të lëkurës tuaj – fytyrën tuaj (përfshirë buzët), veshët, qafën, krahët, gjoksin, pjesën e sipërme të shpinës, duart dhe këmbët.
Megjithatë, kanceri i lëkurës mund të zhvillohet edhe në zona më pak të ekspozuara ndaj diellit dhe më të fshehura të lëkurës, duke përfshirë midis gishtërinjve, poshtë thonjve, në pëllëmbët e duarve, shputat e këmbëve dhe në zonën gjenitale.
Personat me lëkurë të bardhë apo me quka, flokë biondë apo të kuq, dhe me sy blu ose të kaltër, i përkasin kategorisë me faktorë rreziku të lartë, ndërsa personat me flokë dhe sy të zinj, lëkura e të cilëve nuk digjet normalisht në diell, i përkasin kategorisë së personave me rrezik mesatar për t’u prekur nga kanceri i lëkurës.
Ju duhet të kontrolloheni tek mjeku për çdo shenjë të dyshimtë në lëkurë si dhe çdo ndryshim në dukjen e lëkurës suaj. Trajtimi ka gjasa të funksionojë mirë kur kanceri zbulohet herët. Nëse nuk trajtohet, disa lloje të qelizave të kancerit të lëkurës mund të përhapen në inde dhe organe të tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit